Bill Klinton, të dielën mbërrin në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur dje se të dielën Kosovën do ta vizitojë ish-presidenti amerikan, Bill Klinton. Këtë njoftim Thaçi e bëri në mbledhjen e qeverisë, ndërkohë që ftoi popullin e Kosovës të dalë dhe t‘i bëjë një pritje madhështore mikut të madh të Kosovës.
Klinton vjen të dielën për të marrë pjesë në inaugurimin e shtatores së tij, e cila do të zbulohet në sheshin që mban emrin e ish-presidentit amerikan - për nder të kontributit që ai ka dhënë për çlirimin e Kosovës.
Statuja do të jetë 3.4 metra e lartë dhe peshon 900 kg. Agim Rexhepi, kreu i shoqatës Miqtë e SHBA, të Kosovës, tha se ideja për statujën u iniciua nga skulptori Izeir Mustafa dhe u financua nga një bankë komerciale. Statuja është e dredhur në bronz.
Statuja ishte parashikuar të zbulohej javë më parë, por pasi ish-presidenti konfirmoi prezencën në zbulimin e saj në Prishtinë, atëherë zyrtarët vendosën që zyrtarisht statuja të zbulohej më 1 nëntor në sheshin "Bill Klinton".