E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia në Tisa, varrosen edhe dy viktima

Janë identifikuar edhe dy kufoma të tjera nga tragjedia në lumin Tisa, të cilat tashmë janë sjellë në Kosovë. Bëhet fjalë për bashkëshortët Florim dhe Elfete Ademi nga fshati Karaqë të Komunës së Vushtrrisë, varrimi i të cilëve u zhvillua dje në vendlindjen e tyre.
Të dy bashkëshortët humbën jetën në tragjedinë e lumit Tisa, derisa ende nuk dihet për dy fëmijët e tyre, Albertin dhe Florianin, të cilët konsiderohen ende të zhdukur.
Ndërkohë, policia rajonale e hetimeve ka realizuar një kontroll me bastisjen e katër lokaleve në Vushtrri. Bastisjet janë realizuar mbrëmë në kërkim të provave ose arsyeve të tjera në lidhshmëri me informatat e mbledhura operative në parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Policia nuk bën të ditur nëse ky kontroll ka të bëjë me rastin "Tisa".
Policia hungareze dhe ajo serbe kanë konfirmuar vdekjen e 5 personave, tre janë gjetur të gjallë në Hungari dhe të tjerët konsiderohen të zhdukur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›