Anxhela Merkel dhe saga e saj
Me një pamje që të shëmbëllen më shumë me atë të një mësueseje province sesa të gruas më të fortë të planetit dhe Kancelares së Gjermanisë, Anxhela Merkel merr rishtas çelësat e komandës së shtetit më të fuqishëm të kontinentit.
Kur kujton ardhjen e saj në fuqi 4 vjet më parë, pas një konsumi të gjatë të socialdemokratëve gjermanë, besimi te të cilët ishte tretur, Anxhela Merkel në impaktin e parë me zgjedhësit gjermanë nuk zgjonte entuziazmin se do ishte sunduesja afatgjatë, por mendohej më shumë si një zgjidhje e përkohshme.
Në ato vite, pavarësisht stanjacionit ekonomik, socialdemokratët kishin ditur të mbanin në standarde të kënaqshme nivelin ekonomik e për më shumë mos të dëmtonin sistemin e mbrojtjes sociale, aq të çmuar dhe reklamuar të sistemit gjerman të pas luftës së fundit. Gjithashtu, klasa drejtuese rozë e Gjermanisë e kishte zbavitur publikun me historitë rozë: 4 gratë e Shrëderit, aventurat e Rudolf Sharpingut (ministër i Mbrojtjes) me avionët ushtarakë për të takuar të fejuarën, dëfrimet e ish-rebelit të viteve ‘60, Joshka Fisher dhe korrupsioni i dikasterit që drejtonte (Ministria e Jashtme). Këto ishin ngjarje që tregonin lodhjen e klasës drejtuese, por jo arritjen deri në atë pikë sa të ngjallnin urrejtjen për të. Ndaj vendi ngjante më shumë me Francën dekadente në prag viteve ‘30 të shekullit të kaluar, sesa me Gjermaninë e së njëjtës periudhë, ku tensionet sociale përgatisnin ardhjen e Hitlerit.
Ndjesia e zgjedhësve ishte se duheshin ndryshuar kuajt e karrocës, por jo të nxirreshin në pension, pasi edhe konkurruesit e fronit të pushtetit, kristiandemokratët, pak entuziazëm ngjallnin me figurat përfaqësuese, që në portretet e tyre të kujtonin më shumë një qeveri në hije të Bismarkut, Kancelarit zulmëmadh të Gjermanisë së bashkuar të shekullit XVIII.
Pas gati 10 vjetësh bashkimi, dhe në vitet pasuese, larg entuziazmit të rënies së murit, vendi po përjetonte aneminë e klasës politike, ku në një krah të majtët po pësonin krizën e identitetit dhe mosasimilimin e komunistëve të ish RDGJ-së; ndërsa të djathtët, varfërinë në ide dhe ringjalljen e saj ekstreme.
Kjo solli që rezultati zgjedhor i 4 viteve më parë të ishte pikërisht ai që kondicionoi qeverisjen që sapo u la pas, dhe aq shumë u përmend si "Koalicioni i Madh", midis socialdemokratëve dhe kristiandemokratëve.
Por kjo periudhë, me kalimin e viteve, do mbahet mend më shumë për zbulimin e një kancelareje të madhe.
E lindur në Hamburg, nga prindër ku në venat e babait rridhte edhe gjak polak, por rritur në ish-Gjermaninë Lindore nga kishte origjinën dhe, territoret e së cilës janë trashëgimtare të Prusisë së dikurshme, shtetit bërthamë mbi të cilin u formua Gjermania që njohim sot, Anxhela Merkel dallonte në partinë ku bënte pjesë dhe nuk do ta ketë pasur të lehtë të kapë lidershipin. Aq më tepër që të sapoardhurit nga Lindja i shikonte me syrin e të afërmit të pasur që është gati të ndihmojë, por jo të ndajë shtëpinë.
Ardhja e Merkelit në fuqi u perceptua më tepër si periudhë për të përgatitur një udhëheqës të ri nga secili krah politik, sasa shpresë se kjo grua do t‘ia dilte të ringjallte shpresën e të mbante timonin.
Por larg shumicës së parashikimeve, Merkel arriti të vendoste ekuilibër të shkëlqyer në periudhën e qeverisjes së saj, duke ruajtur një korrektesë shembullore me aleatët e saj të majtë në qeveri, dhe duke mos shfrytëzuar asnjëherë dobësitë e dikastereve që drejtoheshin nga rozët, për ta pasur si kapital politik në të ardhmen. E vazhdoi këtë mënyrë sjelljeje edhe gjatë fushatës, dhe kjo ishte edhe një ndër virtytet që ju vlerësuan nga votuesit.
Në planin ekonomik, me gjakftohtësi përballoi krizën e vitit 2008, e në dallim nga homologët e saj, nuk tregoi nënshtrim ndaj modelit amerikan të zgjidhjes dhe as pranoi recetat e huaja. Përkundrazi, me administrimin e saj prej një nikoqireje të mirë, e mbështetur nga mendjet e mprehta të Bundes-Bankës dhe elitave financiare të vendit, arriti ta shpëtonte anijen gjermane nga ngecja në cekëtinat e krizës dhe për çudinë e të gjithëve të kishte një rritje prej 1.3% për vitin 2008 dhe një papunësi prej 7.8% nga 10-12% që kishte qenë dhjetëvjeçarin e fundit dhe ishte kthyer në një gangrenë për shëndoshjen ekonomike.
Ishin këta treguesit që e bënin shfaqjen e saj në ekranet e TV, një eveniment të harruar prej vitesh në vendet e tjera, ku dalja e kryetarit të qeverisë është një rast për të dëgjuar arritjet, defektet dhe objektivat e qeverisë.
Në antipod me Merkel, që jetën e saj private e kishte të papërshkrueshme nga teleobjektivat e aparateve fotografikë dhe asnjëherë nuk e përdori për të mbuluar defektet e qeverisjes, Sarkozia në Francë zbaviste shtetasit e tij në telenovelën me protagonist atë vetë dhe Karla Bruni-n; Berluskoni shtynte italianët të blinin revistat skandalistike, me kuriozitetin se më kë do ta kishin zënë atë ditë paparacët; ndërsa Toni Blair t‘ia kalonte pushtetin Braun-it për të ndalur rënien e popullaritetit të laburistëve. Dhe kjo sillte rritjen e vlerësimit për gruan që diti të baraslargohej nga protagonizmi i soap-operave televizive dhe pedantizmi puritan.
Në politikën e jashtme, larg deklamimeve teatrale galike të francezëve, ose pranimit pa kusht të lidershipit amerikan, Merkel mbajti një politikë të baraspeshuar, ku hap pas hapi, por me këmbëngulje, kërkon një rritje të afirmimit gjerman në Europë dhe paritet me Francën, e cila në të shkuarën, duke shfrytëzuar të kaluarën e Gjermanisë, gjithmonë ka tentuar të ketë liderishipin në këtë dyshe udhëheqëse të BE-së.
Larg objektivave të ish-kancelarit gjerman të bashkimit, Helmut Kohl, i cili dëshironte një shtrirje të ndikimit ekonomik gjerman në gjithë Europën dhe Ballkanin, dhe socialdemokratëve që ishin tepër të ndrojtur për orekse të tilla; e para kancelare grua në historinë gjermane tregoi stilin e saj, duke i mëshuar më shumë konsolidimit të investimeve dhe ekspansionit në tregjet tradicionale gjermandashëse të Europës Qendrore, pjesë e ish-perandorive gjermanike, ose që përfaqësojnë hapësira politikisht të konsoliduara dhe me fuqi punëtore të kualifikuar.
Mungesa e këtij interesi për ekspansion territorial ekonomik, dhe në veçanti në Ballkan, është ndoshta edhe shkaku i mosdëshirës gjermane për zgjerimin e BE-së, ku fatkeqësisht jemi të përfshirë edhe ne. Aq më tepër kur ky zgjerim do të thotë më shumë telashe për financat gjermane, që historikisht janë motori që mbajnë në lëvizje makinën e BE-së dhe jo rrallë paguesit e borxheve të të sapoardhurve që nuk mungojnë të sjellin telashe financiare dhe politike, si në rastin e fundit me çekët.
Tashmë, me koalicionin e ri me liberalët, ashtu si Kohli në të kaluarën, Merkel do ndihet më komode ideologjikisht, pasi është brenda së njëjtës familje. Por ky koalicion me një parti që identifikohet me kapitalin e madh, mund ta detyrojë në marrjen e masave shpesh jopopullore, që do rrezikojnë të sjellin edhe rënien e popullaritetit të saj.
E ndoshta ky do jetë edhe shkaku që mund t‘ia bëjë të pamundur një mandat të tretë, për t‘ju afruar rekordit të Kohlit që mbajti katër.
Megjithatë, është ende herët për të folur.
Ndër pak gjëra të sigurta që do dihen për të ardhmen, është se edhe nëse tërhiqet sot nga jeta aktive politike, mund të jetë krenare, sepse krijoi modelin teuton të zonjës së hekurt, nga e cila edhe vetë zonja Thaçer, nëse do ishte në pushtet, do kishte se çfarë të mësonte.