Ivanov: Emri mund të zgjidhet "pa referendum"
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në një prononcim për programin "Zig Zag" të BBC-së në shqip, ka sugjeruar se Maqedonia mund të mos organizojë referendum për çështjen e emrit "nëse arrihet ndonjë zgjidhje ku shumica do të jetë e kënaqur". Presidenti Ivanov mendon se organizimi i referendumit për çështjen e emrit, ku populli të vendosë për ndryshimin e mundshëm, është një demokraci direkte, ku qytetarët e vendit do të shpreheshin për një çështje, siç thotë ai, thelbësore. Por ai lë hapësirë që referendumi të mos organizohet. "Nëse arrihet zgjidhje ku shumica do të jetë e kënaqur, atëherë mund të bisedohet edhe për mënyrën tjetër se si mund të merret vendimi", tha Presidenti Ivanov për BBC-në.
Deklarata e tij vjen kur diplomatë europianë gjatë gjithë javës kanë sugjeruar se referendumi si mënyrë për të marrë vendimin për ndryshimin e mundshëm të emrit mund të mos jetë më i duhuri. Këtë qëndrim e përsëriti të mërkurën përfaqësuesi i BE-së për politikë të Jashtme, Havier Solana, pas takimit me Kryeministrin maqedonas, Gruevski.