De Marnak Qytetaret te bashkepunojne per te luftuar krimin

Shefi i EULEX-it Ksavier de Marnak ka thene se prioritet i tij eshte lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.
Keto jane dy problemet me te medha me te cilat perballet Kosova dhe te cilat kane ndikim te komuniteti ka thene Marnak ne nje interviste per mediat serbe.
Marnak ka thene se per te pasur sukses EULEX-it i duhet mbeshtetja e institucioneve lokale.
Sa me shume qe EULEX te jete i dukshem te jete i pranishem dhe aktiv edhe ne veri njerezit do te kene besim ne ne dhe do ta shohin se nga sundimi i ligjit te gjithe perfitojne. Per shembull ne veri ne muajt e fundit kane ndodhur nje numer incidentesh serioze. Shumica e tyre jane shkaktuar nga serbet kunder serbeve tha Marnak.
Krimi i organizuar dhe korrupsioni jane probleme me te cilat perballet tere Kosova dhe jo vetem veriu dhe nje nga shembujt me te mire per kete jane bandat e krimit te organizuar qe se bashku punojne ne jug dhe veri te lumit Iber ka thene Marnak.
Dua qe ata kriminele te kapen kudo qe te ndodhen ka thene de Marnak.
Ai ka folur edhe per zgjedhjet duke thene se pret qe ato te kalojne ne menyre te qete.
Kemi besim te plote se Policia e Kosoves do te kryeje ne menyre te kenaqshme detyrat e saj ne diten e zgjedhjeve. Nuk pres probleme por jemi te gatshem per cfaredo situate ka thene shefi i EULEX-it Ksavier de Marnak.