E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci Josipovic Gjykim te drejte per Sanaderin

Presidenti i Kroacise Ivo Josipovic ka deklaruar se ish kryeministri Ivo Sanader duhet te kete gjykim te drejte pa presionin politik mediave dhe publikut.

Secili pra edhe Ivo Sanader duhet te kete gjykim te drejte pa presionin e politikes mediave publikut apo kujtdo ka thene Jospiovic pas arrestimit te ish kryeministrit te arratisur.

Duke komentuar arrestimin e tij ne autostraden e Austrise ai ka thene kjo nuk eshte nje reklame e mire per Kroacine.

Eumlshte dem qe ka ndodhur ashtu por eshte ashtu sic eshte ka thene presidenti kroat.

Ne anen tjeter ambasadori amerikan ne Zagreb Xhejms Foli ka mohuar spekulimet se SHBA-te nuk i kane dhene vize Sanaderit keshtu qe ai nuk ka mundur te udhetoje nga Mynihu ne Uashington sic e kishte planifikuar.

Arrestimi i Sanaderit raportohet te kete ndodhur vetem disa ore pas berjes publike te urdherarrestit nderkombetar nga Prokuroria e Kroacise ne rajonin e Salzburgut.

Sanaderi u largua nga vendi pak ore perpara diskutimit ne parlament te kerkeses per heqjen e imunitetit. Prokuroria deklaroi se Sanaderi dyshohet per keqperdorim te detyres.

Ivo Sanderi ka drejtuar qeverine e Unionit Demokratik Kroat nga viti 2003 deri ne vitin 2009.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›