Bill Klinton viziton Haitin në përpjekje për zbutjen e varfërisë
Ish-presidenti amerikan Bill Klinton mbërriti dje në Haiti, si pjesë e udhëtimeve të tij, në vendin e shkatërruar nga tërmeti dhe përmes kritikave se është bërë shumë pak progres në rindërtimin e kryeqytetit Port-Au-Prins.
Si bashkëkryetar i komisionit për rimëkëmbjen e Haitit, Klinton i ka kushtuar përpjekjet e tij për zbutjen e varfërisë në këtë vend të varfër.
Një vit e gjysëm pas tërmetit 7 ballësh në kryeqytetin haitian ku u vranë qindra e mijëra persona, infrastruktura mbetet ende e rrënuar.
Shumë familje në Haiti pas rënies së tërmetit vijojnë ende të jetojnë në çadra, për shkak të varfërisë së madhe në këtë vend.