Delvinë, plagoset polici pas grindjes me 18-vjeçarin

Një efektiv policie mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në Delvinë pasi u qëllua me thikë nga një 18-vjeçar.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në qendër të qytetit të Delvinës, pas një konflikti mes efektivit të policisë, Harun Halo dhe 18 vjecarit Xhuljano Kotolloshi.
Gazetarja e RTV "Ora News" raporton se shkak për ngjarjen është bërë kritika e policit ndaj 18-vjeçarit për drejtimit e një motorri.
Në tension e sipër, 18-vjeçari ka qëlluar me thikë efektivin e policisë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Efektivi i policisë ka marrë dëmtime në veshka por është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po punon për arrestimin e 18 vjeçarit.