Bime: Nuk jap dorëheqjen nga kryetar Bashkie
Gjirokastrës-Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës nuk do të japë dorëheqjen nga ky post edhe pas tragjedisë së tre ditëve më parë. Këtë e ka dekalruar vetë z.Flamur Bime në një konference për mediat. “Unë nuk dua të pengoj hetimet edhe në këtë post mund të hetohem si çdo person tjetër sepse nuk kam imunitet”, është shprehur Bime. Madje ai është zotuar se do të ndihmojë në zbardhjen e gjithë çështjes dhe do t’i japë përgjigje pyetjeve të hetuesve si dhe pse u shemb pallati 5-katësh.
Bime, kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, është akuzuar nga partia në pushtet se ka abuzuar me lejet e ndërtimit si dhe nuk ka marrë në konsideratë ankesat e banorëve për problemet që kishte paraqitur kjo godinë banimi. Mbrëmë në seancë parlamentare, deupteti i zonës njëkohësisht ministër i Energjetikës, Genc Ruli është shprehur se “në Gjirokastrës vetëm 2-3 firma ndërtimi kanë marrë leje ndërtimi për 5 vitet e fundit. Çka deshmon për klientelizëm nga ana e Kryetarit”. Sipas Rulit, në Gjirokastër janë dhënë leje ndërtimi jashtë kritereve si dhe nuk është zbatuar plani rregullues i qytetit që parashikonte të mos kishte ndërtesa mbi 3 kate në lagjen “11 janari” ku u shemb pallati pesë katesh dhe ku gjenden edhe pallate të tjerë deri në 8 kate.
Por z.Bime nuk ka marrë vetëm verejtje nga të djathtët edhe deputetët e partisë së tij, siç është Erjon Brace nënkryetar i grupit parlamnetar socialist, ka kërkuar që Bime moralisht para qytetarëve të tij duhet të japë dorëheqjen dhe të mos e menazhojë më qytetin pas asaj që ndodhi. Ndërkohë që kryebashkiakun Bime e ka mbrojtur deupteti i PS së Gjirokastrës, Vangjush Tavo. Ky i fundit ka vënë gishtin mbi prefektin Spiro Ksera dhe kryetarin e PD-së së Gjiroasktrës, Bexhet Cepani, si persona të afërt me aksionerët e firmës “Arti” sh.p.k që ndërtoi pallatin e tragjedisë.
Një ditë pas deklaratave të deputetëve në Parlament, Bime është përgjigjur i prerë se do të vazhdojë të drejtojë Bashkisë e Gjirokastrës dhe nuk ka në plan të dorëhiqet.
Specialistë të gjeologjisë dhe të ndërtimit kanë treguar se për pallatin që u shemb leja e ndërtimit është e pajustifikueshme, pasi godina ngrihet në një kodër, në një tokë të rrëshqitshme, dhe për më tepër nuk u zbatuan kushtet teknike të ndërtimit. Për pasojë tre persona humbën jetëm kur ku pallat u shemb ditën e diel duke shkaktuar një targjeditë të vertetë në qytetin e Gjirokastrës.