E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e deputetëve, Berisha: Kodin e bëj me PS-në

Durrës- Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur sot nga Durrësi interesimit të mediave për grevën e urisë së 11 deputeteve të LSI e PDK-së, që kërkojnë përfaqësim në komisone.

“Pavarësisht nga respekti i përgjithshëm që ushqej për të gjithë opozitën, unë jam i detyruar, në çdo rrethanë, të negocioj, para së gjithash dhe i kushtëzuar, me partinë kryesore të opozitës”- është përgjigjur kreu i qeverisë, pyetjes se nëse do të ketë negociata me partitë për reformën zgjedhore.

Berisha ka shtuar se ai dhe maxhoranca në mënyrë shumë të prerë nuk do të hyjnë në probleme të brendshme të opozitës.

Këtë ai e ka argumentuar, duke sqaruar jo vetëm se ky është rregulli, por se edhe në kohën në forca politike që ai përafqëson ka qenë në opozitë ëhstë vepruar në të njëjtën mënyrë.

“Unë respektoj mendimin e çdo njeriu, por personalisht negocioj dhe do të negocioj me partinë kryesore të opozitës. Unë nuk ndërhyj në problemet e tyre të brendshme”- ka thënë prerë ai.

Greva e urisë e 11 deputetëve vijon edhe sot në të njëjtin ambient, ndërkohë që jashtë ka pasur protestë nga mbështetësit e grevistëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›