Kujt i pengojne bustet e rilindasve

Nga Mehmet LATIFI
Perdhoset dhe demtohet busti i Dervish Himes buze Drinit te Zi
Naten ndermjet 29 dhe 30 marsit persona vandale te papergjegjshem e te pandergjegjshem mbase edhe me qellim e kane perdhosur dhe demtuar bustin e Dervish Himes. Qytetaret e indinjuar pyesin kush i perdhos bustet e rilindasve shqiptare dhe kush duhet te kujdeset per ata
Busti i rilindasit nga fushegropa e Struges e Ohrit Devish Hima i vendosur me shikim nga shetitorja eshte zhvendosur nga postamenti dhe eshte rrotulluar e permbysur ne platone e nivelit te pare buze lumit Drin duke e demtuar ne mase te konsideruar. Gjurmet e perdhosjes jane te dukshme dhe ngjarja e shemtuar ka ndodhur naten gje qe edhe nuk eshte verejtur nga kalimtaret e rastit. Duke kaluar buze Drinit rreth ores dhjete te paradites se sotme kam verejtur se busti i Dervish Himes nuk ndodhet ne vendin e duhur ne postamentin e tij.
U ndala i habitur dhe i shqetesuar per kete akt antiqyteterues e anticivilizues duke belbezuar zeshem me keqardhje Na fal i nderuar e i respektuar Menjehere aty u mblodhen edhe shume qytetare qe shprehen indinjaten e vet lidhur me kete vandalizem te papare.
Aty perballe bustit te permbysur e te shemtuar ndodhet restoranti Shpresa pronaret dhe punetoret e te cilit vazhdimisht jane ne perkujdesje te busteve te rilindasve per te mos i perdhosur ndokush. Kur i pyetem mos valle kane verejtur ndonje individ apo grup ata te habitur dhe te shqetesuar nga ajo qe pane rastin e paraqiten ne organet e policise te cilet dolen menjehere ne vendin e ngjarjes dhe bene veprimet e duhura.
Qytetare e Struges dhe kalimtaret e rastit me te drejte shtrojne pyetjen A mjafton vetem te vendosen bustet apo duhet edhe perkujdesje te ndaj tyre Si mund te mbrohen keto dy buste nga vandalet e ndryshem ne kete shetitore mjaft te frekventuar nga kalimtaret
Lidhur me kete historiani prof.Dr.Nebi Dervishi tha shte turp dhe akt poshtrues e jocivilizues perdhosja e cilit do busti e ne vecanti te koloseve rilindas qe u vendosen ne shetitoren buze Drinit. moj se perkujdesjen dhe pergjegjesine per keto buste duhet ta mbaje institucioni qe ka per detyre mbrojtjen ruajtjen dhe mirembajtjen e monumenteve ne kete rast eshte Muzeumi Nikolla Nezllobinski dhe vete komuna e Struges me organet perkatese. Keto akte vandale mund te jene veper e atyre qe nuk duan bashkejetese tolerance dhe mirekuptim sepse njeriu normal dhe i ndergjegjshem kete veper nuk e ben. Keto jane akte qe etimologjine e kane nga periudha e kryqzatave. Akte te ketilla ne ne rend te pare si qytetar dhe intelektual i denojme ashper dhe kerkojme qe kryesit e vepres te zbulohen te dalin para organeve te drejtesise dhe te denohen. Poashtu apelojme deri tek organet e rendit institucioneve perkatese te ndermarrin masat e duhura per mbrojtjen e trashegimise kulturore shqiptare ne Struge perfundoi prof.dr.Nebi Dervishi.
Kurse kryetari i Keshillit organizativ per shenimin e jetes dhe vepres se Dr.Ibrahim Temos dhe Dervish Himes dr.Shefqet Pollozhani u shpreh Kjo qe ka ndodhur mbreme nuk eshte hera e pare me bustet e Rilindasve shqiptar. Kjo nuk eshte veper e civilizimit dhe qyteterimit por eshte veper vandale anticivilizuese dhe antiqyteteruese. Dr.Ibrahim Temo dhe Dervish Hima jane vene aty dhe aty do te mbeten pergjithmone. Dr.Ibrahim Temo dhe Dervish Hima aty e kane vendin aty do te mbeten pergjithmone dhe kethim mbrapa nuk ka.
Edhe me pare jane perdhosur bustet e dr.Ibrahim Temo-se dhe Dervish Himes qe jane vendosur ne shetitoren buze Drinit te Zi duke i shkruar kater shkronjat e partise politike ne pushtet VMRO. Keto buste te ketyre rilindasve kane qene vazhdimisht cak i vandaleve te cilet asnjehere nuk jane zbuluar te most themi se bile edhe jane fshehur.
Qe nga koha kur jane vendosur keto buste me 25 qershor te vitit 2006 ato vazhdimisht kane qene cak i vandaleve dhe jane perdhosur disa here.
Qe kur jane vendosur aty nuk kaloi shume kohe -nga 25 qershori i vitit 2006 kur buze Drinit te Zi u vendosen bustet e Rilindasve shqiptar nga Fushegropa e Liqenit te Ohrit Dr.Ibrahim Temo dhe Dervish Hima per tu prehur te qete ne vendlindjen e tyre vandalet perdhosen bustin e Dr.Ibrahim Temos duke e hedhur bustin e tij nga postamenti ne toke posikur qe edhe sot e kane hedhur bustin e Dervish Himes i cili ka pesuar edhe demtime te konsideruara
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme