E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, ish-kryeministri De Vilpen shpallet i pafajshëm

Gjykata franceze shpall të pafajshëm ish- kryeministrin Dominik de Vilpen për  akuzat për konspiracion në fushatën për të diskredituar presidentin Nikolas Sarkozy. Akuzat e cështjes të njohur si Clearstream datojnë nga viti 2004, kur Sarkozi dhe Vilepin ishin ministra që synonin të pasonin presidentin Zhak Shirak.

Vendimi shihet si fitore e rëndësishme për Vilpen, i cili i kishte
mohuar të gjitha akuzat dhe pohonte se ishte viktimë e hakmarrjes
politike nga Sarkozi. Menjëherë pas dhënies së  vendimit ish- 
kryeministri Dominique de Villepin deklaroi: "Pas disa vitesh betejash
gjyqësore më në fund është njohur pafajesia ime. Në këtë moment mendimet
e mija shkojnë  për familjen që është përballur ditë pas dite me
dyshime dhe thashetheme”.

Para rreth 100 gazetarëve të mbledhur para gjykatës De Vilpe gjithashtu u
shpreh se do të kthente faqen duke lënë gjithcka pas pa mëri e
qejfmbetje ndonëse është cënuar rëndë imazhi i tij dhe punës që ai ka
kryer ."Tani  hedh vështrimin drejt të ardhmes për t’i shërbyer popullit
francez e për të kontribuar përemes shpirtit të unitetit  për
rimëkëmbjen e Francës" shtoi De Vilpe.

Vendimi cilësohet si një goditje për presidentin aktual Nikola Sarkozi i
cili një ditë më parë festoi 55 vjetorin Gjithashtu i hap rrugën ish-
kryeministrit Vilpen që të sfidojë Sarkozin në zgjedhjet presidenciale
të vitit 2012.

Delina Bitraku

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›