Greqi, vazhdon protesta e fermerëve

Fermerët grekë kanë bllokuar për dhjetë ditë rrugët ndërsa bisedimet me qeverinë nuk kanë dhënë asnjë rezultat. "Beteja jonë do të vazhdojë dhe do të intensifikohet më tej. "Deri tani problemet tona nuk janë zgjidhur. Mbijetesa e fermerëve nuk është garantuar" deklaroi fermeri Panagiotis Panagos.
Fermerët kanë bllokuar pa ndalesë autostrada, pika kalimi të kufirit e
madje dhe hekurudha me traktorët e tyre në mbarë vendin duke penguar
kamionët që transportonin mallra për import apo eksport si dhe duke
shkaktuar vonesa të shumta dhe për trafikun civil. Fermerët grekë
kërkojnë subvenscione financiare për shkak të kostos së lartë dhe cmimit
të ulët të prodhimit por qeveria greke, e përballur edhe me presionin e
BE-së për reduktimin e borxhit deklaroi se niveli i subvencioneve nuk
mund të rritet më tej.
"Dy vjet më parë gruri shitej për 30 cent dhe buka shitej 1 euro 20.
Tani gruri shitet për 15 cents ndërsa cmimi i bukës është rritur në
1.60. Kërkojmë kontroll të tregut. Si prodhues nuk mund të mbijetoj, por
as si konsumator nuk arrij të blej produktin që prodhoj " tha fermeri
Sotiris Tourkohoritis.
Ndonëse bisedimet me zyrtarët qeveritarë vazhdojnë fermerët nuk
rreshtin bllokadat. Bullgaria është ankuar pranë BE-së e ka kërkuar
kompensime për demet e shkaktuara te shoqëritë bullgare të transportit.
Ndërsa në vend menaxherët e hoteleve kërcënojnë të hedhin në gjyq
feremerët pasi sipas tyre protesta dëmton turizmin. Masa të ngjashme ka
paralajmeëruar dhe autoriteti hekurudhor.
Delina Bitraku