E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bin Laden ka jetuar afer Islamabadit që në 2003

Amal Ahmed, një prej grave të Bin Laden Osama bin Laden jetonte prej vitit 2003, në një fshat pranë qytetit Haripur, jo shumë larg Islamabadit. Kështu ka konfirmuar një prej grave të kryeterroristit, gjatë marrjes në pyetje pas operacionit të famshëm që çoi në ekzekutimin e liderit të Al Kaedës.
 

Sipas burimeve të hetuesisë, Amal Ahmed, gruaja e re e Bin Ladenit tha se përpara se të transferoheshin në Abbottabad, në fund të vitit 2005, shefi i Al Kaedës ka jetuar me familjen e tij për dy vjet në Chak Shah Mohammed Khan, pranë kryeqytetit pakistanez.

Zyrtarët thonë se Osama la qendrën tribale për të shkuar për të jetuar në një zonë të banuar.
 

Për vite të tëra forcat amerikane dhe pakistaneze kërkuan terroristin në zonat tribale në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›