E Diel, 1 Nëntor 2026

Farkë, tentohen të vriten 3 persona, në kërkim autori

Tre persona i kanë shpëtuar një atentati ndërsa janë qëlluar me armë zjarri në një lokal. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 në një lokal në Farkë ku një person ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasve Leonard Plaku 34 vjeç, Ledion Bali 26 vjeç, dhe Festim Plaku 31 vjeç, të tre me banim në Farkë të Vogël Tiranë por fatmirësisht nuk janë plagosur.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se tre persona ishin në ambjentet e lokalit të "Gjolës" e ndodhur në Komunën Farkë e Vogël Tiranë, në pronësi të shtetasit Xhemal Plaku ndërsa janë tentuar të vriten me armë zjarri nga një person i cili më pas është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cila kanë bërë të mundur kqyrjen e vendit të ngjarjes ku kanë sekuetruar 20 copë gëzhoja.
Sipas policisë në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar dhe po merren në pyetje 7 shtetas më iniciale K.A, F.B, S,C, A.C, S.C, A.F, dhe B.Ll.

Ndërkohë policia po vijon nga puna për të zbardhur tërësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarje, më qëllim për të identifikuar dhe kapur autorët, për konsumim të veprës penale të "Vrasje e mbetur në tentativë".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›