E Diel, 1 Nëntor 2026

Bin Laden nuk u varros në det, u dërgua në SHBA në një vend sekret

Bin Laden

Fati i mbetjeve të Osama bin Ladenit është vënë në pikëpyetje pas rrjedhjes së disa e-maileve nga një firmë analistësh të shërbimeve sekrete amerikane, ku thuhet se trupi i tij është dërguar në fakt në SHBA. Sipas e-maileve, bosi i Al Kaedës u qëllua dhe u vra gjatë sulmit të skuadrës elitë Navy Seal Six në rezidencën e tij në Abutabad, Pakistan, dhe u transportua më pas në SHBA. E-mailet janë publikuar nga grupi i hakerëve, Anonymous pasi u morën nga agjencia Stratfor, një organizatë që ka të bëjë me analizat gjeopolitike dhe ato të shërbimeve sekrete. Kjo agjenci njihet gjithashtu si CIA hije. Javën e  kaluar, Anonymous ka njoftuar se ka pasur akses në 2.7 milionë korrespondenca konfidenciale të firmës dhe tha se ato mund të siguronin tymin e barutit për disa krime. Hakerët thanë se Stratfor, me bazë në Austin, Teksas, nuk e kishin idenë e sigurisë së të dhënave të tyre. Pasi Bin Laden u vra, më 2 maj 2011, administrata Obama tha se trupi i tij u varros në det. Por në një e-mail të veçantë të dërguar që u sigurua nga WikiLeaks, dërguar zv.presidentit të Stratfor, Fred Barton, ishin shprehur dyshime mbi versionin e Shtëpisë së Bardhë. Barton tha se trupi ishte dërguar për në Dover, Delauer, me një avion të CIA-s dhe më pas do të çohej në Institutin e Patologjisë së Forcave të Armatosura, në Bethesda, Merilend. Deklaratat pritet të pasohen me shumë teori konspirative mbi atë çfarë ka ndodhur me Bin Ladenin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›