E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia hap nesër konkursin për zgjatimin e bulevardit

Ditën e nesërme 7 studiot arkitekturore botëore do të prezantojnë projektet dhe masterplanet e tyre për zgjatimin e bulevardit nga stacioni i trenit në drejtim të Paskuqanit.

Gjithashtu masterplani i tyre do të përfshijë edhe rehabilitimin e lumit të Tiranës. Nënkryetarja e bashkisë Jorida Tababu tha se zgjatimi i bulevardit dhe ndërhyrjet në lumin e Tiranës do të kthehet në realitet.
 

Studiot pjesëmarrëse në këtë konkurs vijnë nga Gjermania, Anglia, Italia, Hollanda dhe janë themelueset e mjaft projekteve të njohura në mbarë botën. Sipas nënkryetares së bashkisë zgjatimi i bulevardit ka gjatësinë e 1.7 km ndërsa rehabilitimi i lumit 6.7 km.
 

Ata që do të zgjedhin fituesit do të jetë juria me kryetar kreun e Bashkisë Lulzim Basha. "Projekti fitues do të zgjidhet nga një juri e veçantë në drejtimin e Z.Basha dhe me pjesëmarrjen e emrave më të njohur të arkitekturës nga vendi dhe bota"-tha Tabaku.
 

Ndërhyrjet në infrastrukturë pritet t`i japë zgjidhje një sërë problemesh në kryeqytet të cilat lidhen me reduktimin e trafikut dhe me uljen e ndotjes sidomos në zonën ku kalon lumi Tirana.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›