Profesioni në burg, kurse profesionale për të dënuarat

Marrja e një zanati për një ish të burgosur është shumë e rëndësishme për tu riintegruar në shoqërinë shqiptare. Për të burgosurit janë vendosur në dispozicion 7 kurse profesionale, si për femra ashtu edhe për meshkujt.
Midis 40 grave të cilat frekuentojnë këto kurse është edhe Fatbardha, 28 vjeçe e cila prej dy vitesh, i është mohuar liria. Për të të merresh me punë dore është një mënyrë e mirë për të kaluar kohës por edhe për të siguruar para.
Për drejtoreshën e burgut 313 Irena Çelaj kurset profesionale janë të dobishme për ish të burgosurit.
Të burgosurat e burgut 113 dhe 325 hapën një ekspozitë kryesisht me punimet me dorë, si në grep, shtiza, por nuk munguan as disa piktura domethënëse në përmasa të vogla. Vitin e shkuar 175 të dënuar burg janë pajisur me certifikata profesionale.