Berisha: Ta rendisim Shqipërinë në 10 vendet me arsim të zhvilluar
Kryeministri Berisha duke e cilësuar Korçën si qytetin e dijes vlerësoi kontributin e themeluesit të mësonjtores së parë shqipe. Duke folur në universitetin “Fan Noli” në Korçë, kryeministri Berisha se prioritet për qeverinë mbetet arsimi ndërsa kërkoi edhe rritjen e cilësisë.
“Është një nder i veçantë për mua të përshëndes sot nga kjo platformë në 125-vjetorin e themelimit të shkollës së parë laike të Shqipëri në qytetin e dijes, në qytetin e Korçës. Të përulemi me nderimin më të madh për mësuesit, misionit të tyre fisnik dhe shpreh besimin tim të thellë se në këtë mision ata mbeten promotorë kryesor të dijes dhe të zhvillimit të shoqërisë sonë. Kryefesta e shqiptarëve është këtu në Korçë sepse këtu 125 vjet më parë u themelua shkolla e parë laike e kombit, e cila do të shndërrohej në një tempull ku drita e tij do trë vëshonte në katër anët, do të bënte që ky komb të vijë i shkolluar, i sigurtë në të ardhmen e tij” theksoi Berisha.
Më tej kryeministri Berisha theksoi se sot shqiptarët e festojnë 125 vjetorin e themelimit të Mësonjtores shqipe në 100-vjetorin e pavarësisë, më krenar se kurrë pasi sot ata ndërtojnë në liri të ardhmen e tyre, janë më të vetëdishëm se kurrë se drita e dijes është jetike për të ardhmen.
Gjithashtu shtoi se prioritet për qeverinë mbetet që Shqipëria të renditet në 10 prej vendeve më të zhvilluar për arsimin. “Ta rendisim Shqipërinë në 10 vendet me arsimin më të zhvilluar dhe ne ikemi potencialet për ta arritur këtë. Së shpejti nis edhe projekti për internet në çdo klasë, për të pasur edhe një infrastrukturë më moderne” ka shtuar Berisha.
Ai ka theksuar më tej se rritja e cilësisë në universitete është kusht jetik për zhvillimin e shpejtë të vendit. “Me rëndësi jetike ka liria, autonomia juaj por pa mekanizmin financiar nuk mund të jetësohet, të mishërohet prandaj duhet të instalojmë një mekanizëmz financiar i cili t`ju rirsë ju autonominë, e kërkimit shkencor dhe studimit. Ne synojmë që ju të krijoni rezurse financiare më të mëdha” ka theksuar më tej Berisha