Bin Laden u ndalua për tejkalim të normave të shpejtësisë, por u la të largohet
Zbulohet “neglizhencë dhe paaftësia pothuajse në të gjitha nivelet e qeverisjes“. Nëse forcat e rendit do të kishin bërë punën e tyre, gjetja e njeriut më të kërkuar në botë do të kishte përfunduar me sukses tetë vite më parë.
Zbulime të bujshme nga Pakistani: gjuetia e njeriut më të kërkuar në botë mund të kishte përfunduar me sukses tetë vjet më parë, nëse autoritetet pakistaneze do të kishin bërë punën e tyre.
Në periudhën 2002-2003, kur ai jetonte në Pakistan, në Luginën Sëat, Osama bin Laden rrezikoi të kishte fundin e Al Kapones, i kapur për një rast minor të evazionit.
Organizatori prapa sulmeve të 11 shtatorit u ndal për tejkalim të normave të shpejtëssë, por më vonë u la i lirë të largohej nga forcat e rendit.
Dokumentet zyrtare të hetimit të kryer nga autoritetet e vendit aziatik, mbi mënyrat se si udhëheqësi i al-Kaidës ka arritur të jetojë gati dhjetë vjet në Pakistan pa u zbuluar, janë shpërndarë nga Al Xhazira.
Këtë e dëshmon gruaja e tij, Myriam Ibrahim al-Kuvajtit, një nga dy truprojat e besuar të Bin Ladenin. Gruaja i tha hetuesve se në një rast makina u ndal nga një polic për tejkalim të normave të shpejtësisë, por se burri i saj ishte i aftë ta “zgjidhte çështjen shpejt.”
Nga dokumentat nuk duket qartë nëse polici u pagua apo nëse thjesht nuk e njohën pasagjerin e famshëm në automjet.