Të kërkuarit takojnë një plakë; iu jep bukë e iu tregon rrugën
Një grua e moshuar nga fshati Frosini i Sulit është takuar me shqiptarët e arratisur, madje ka biseduar me ta dhe iu ka dhënë bukë.
Ndërsa 1 000 policë dhe komando janë në "gjueti" për të arratisurit e burgut të Trikalas, një e moshuar iu dha atyre ushqim dhe iu tregoi rrugën nëpër male.
Ngjarjen e tregojnë disa fshatarë, sipas të cilëve kjo grua ka takuar të arratisurit.
Sipas gazetës “Dhimokratia”, mëngjesin së premtes më 5 korrik, persona në një motocikletë të kuqe, e cila sipas policisë, rezulton e vjedhur nga shqiptarët, kanë ndaluar dhe kanë pyetur gruan:
- "Vazhdon shumë gjatë kjo rrugë?"
Gruaja iu është përgjigjur:
- "Nuk ka më rrugë nga këtu. Vetëm më këmbë mund të vazhdosh nëpër male”.
- "A keni ndonjë gjë për të ngrënë? Pak bukë?", kanë vazhduar të kërkuarit.
Gruaja plakë iu ka dhënë bukë dhe iu tregoi rrugën për në male.
Operacionin e kërkimit të shqiptarëve të arratisur e kryeson vetë shefi i Policisë në afërsi të kufirit me Shqipërinë. Megjithatë nga kërkimet policia nuk ka gjetur asnjë gjurmë, vec një shtëpie të braktisur në anë të një rruge, ku mendohet se janë fshehur shqiptarët.
(a.jole/Balkanweb)