Nis testimi i mesuesve, drejtshkrimi paresor Eljona Ballhysa
Diten e hene ne daten 15 korrik do te filloje sezoni i dyte i provimeve te shtetit, ai i mesuesise. Agjencia Kombetare e Provimeve te Shtetit ka bere gjithcka gati dhe ka percaktuar datat se kur do te mbahen provimet e shtetit per profilet e mesuesise. Sipas drejtorit te Agjencise Niko Terezi, testi per provimet e shtetit pervec pyetjeve specifike per secilen nga profilet e mesuesise do te permbaje edhe pyetje pergjithesuese ku baza do te jete pedagogjia e mesimdhenies si dhe drejtshkrimi. Pra ne test do te kete pyetje dhe ushtrime rreth drejtshkrimit per te gjithe mesuesit, jo vetem per ata te profilit te gjuhe-letersise, por edhe per mesuesit e matematikes, fizikes, apo kimise. Nga ana tjeter drejtori i Agjencise Kombetare te Provimeve te Shtetit, Niko Terezi ka bere te ditur per gazeten se kete vit ka pasur nje interes te larte per dhenien e ketij provimi, pasi jane regjistruar mbi 800 mesues rreth 3 here me shume se ne sezonin e kaluar. “Deri tani jane regjistruar mbi 800 kandidate prane Urdhrit te Mesuesit ose mbi tre here me shume se ne sezonin e kaluar. Te gjithe kandidatet jane informuar nepermjet Drejtorive Arsimore Rajonale mbi dokumentet dhe kushtet qe duhet te plotesojne per te marre pjese ne provimin e shtetit. Provimi shtetit ne mesuesi zhvillohet nje here ne vit dhe para fillimit te vitit akademik per t’u dhene mundesi punesimi mesuesve fitues menjehere ne vitin e ardhshem akademik”, ka bere te ditur drejtori Terezi. Drejtori i Agjencise ben te ditur se jane marre te gjitha masat per mbarevajtjen e ketij procesi, i cili ashtu si edhe vitet e kaluara do te zhvillohet nepermjet plotesimit te testit online. Keshtu sezoni i provimeve do te nise me 15 korrik dhe do te perfundoje me 26 korrik. Sipas tabeles ne daten 15 korrik do te japin provimin mesuesit e gjuhes shqipe, me 16 korrik ata te histori-gjeografise te cilet per shkak te numrit te larte kane ne dispozicion edhe daten 17 korrik. Ne daten 18 korrik jane parashikuar mesuesit e matematikes dhe fizikes, ndersa me 19 korrik do t’i nenshtrohen provimit mesuesit e informatikes. Me 22 korrik jane parashikuar mesuesit e gjuhes angleze, me 23 ata te gjuhes franceze dhe italiane, me 24 kimia dhe biokimia, me 25 edukimi fizik dhe arsimi fillor dhe me 26 korrik mesuesit e arteve figurative dhe te muzikes. Provimit do t’i nenshtrohen te gjitha profilet e mesuesise, nderkohe qe kete vit jane shtuar edhe tre profile te reja shtese qe do t’i nenshtrohen ketij provimi. Te tilla jane gjuha greke, gjuha gjermane dhe arsimi fillor.