Rrezatimi jonizues, zyra s’ka makineri për matjen
TIRANE-Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimi gjatë vitit 2012 nuk ka mundur të realizojë pjesën më të madhe të inspektimeve të planifikuara. Gjithçka pohohet në raportin vjetor të kësaj zyre, ndërsa shpjegohet se shkak është bërë mungesa e një makinerie për matjen e rrezatimit. “Në bazë të planit të inspektimeve për vitin 2012 nuk është kryer pjesa më e madhe e inspektimeve të planifikuara, kjo për arsye të ngarkesës në punë si dhe mungesa e një makine për kryerjen e inspektimeve në rrethe”,-thuhet ndër të tjera në raport.
Gjithashtu, një tjetër problematikë është vënë re te spitalet rajonalë, të cilët nuk kanë mundur të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm për licencim e për pasojë kanë operuar si subjekte të palicencuar. “Një ndër problematikat e këtij viti ka qenë plotësimi i dokumentacionit nga spitalet rajonale shtetërore në rrethe, ku shumë prej tyre e kanë nisur këtë proces, por nuk është përfunduar, si rezultat i neglizhencës apo vështirësive për plotësimin e tyre dhe pse kanë pasur mbështetje nga ana jonë në çdo moment. Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë disa urdhra, në mënyrë që të nxisin këto subjekte për vazhdimin e procesit për licencim, por që deri tani nuk kanë pasur rezultat”,- vlerësohet në raportin e Zyrës së Mbrojtjes nga Rrezatimi.
Inspektimet
Gjatë vitit 2012 janë realizuar inspektime në kabinetet e radiologjisë shtetërore dhe private që kanë në përdorim gjeneratorë me rreze X si dhe në ato qendra ku aplikohet me burime të hapura dhe të mbyllura radioaktive. Sipas të dhënave 30% e subjekteve të inspektuara i përkasin sektorit privat, ndërkohë që 70% e tyre sektorit publik. Por, ndonëse raporti vjetor cilëson se janë kryer inspektime në këto institucione nuk jep të dhëna në lidhje me rezultatet e dala pas përfundimit të tyre. Sa i takon numrit të përgjithshëm të kontrolleve, në krahasim me një vit më parë kemi një rënie me 47%. Kështu, për vitin 2012 janë realizuar vetëm 10 për qind e inspektimeve të planifikuara, kundrejt 57% të vitit 2011.
Licencimet
Sa i takon procesit të licencimit, sipas Zyrës së Mbrojtjes nga Rrezatimet, ai ka vazhduar normalisht. Kjo duke filluar që nga faza e parë që është njoftimi e deri në fazën e fundit që është miratimi ose jo i licencës. Në total, për 2012-ën janë miratuar nga Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi 17 licenca, nga të cilat 8 janë licenca të reja, 3 janë rinovim licence, ndërsa 6 subjekte kanë amenduar licencën, ndërkohë që 1 licencë është revokuar nga KMR për arsye se ndërtimi i këtij kabineti nuk ishte në përputhje me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë nr.415 datë 11.10.2011.
Numri i licencave ka pësuar një rënie në krahasim me dy vitet e mëparshme, ndërkohë që raporti ia atribuon këtë kohëzgjatjes së licencave të vjetra, të cilat janë të vlefshme për një periudhë 5-vjeçare.
Personeli
Vështirësi në kryerjen e punës së kësaj zyre janë vënë re edhe te personeli, të cilët sipas raportit kanë qenë të ekspozuar ndaj rrezatimit jonizues. “Një shqetësim tjetër gjatë 2012 ka qenë mbulimi me dozimetri personale të punonjësve që punojnë me burime të rrezatimit jonizues. Duke marrë shkak nga ankesat e subjekteve të ndryshme, ky shqetësim është ngritur dhe në mbledhjet e KMR-së, pasi krijohet një boshllëk në momentin e dorëzimit nga ana e subjekteve të dozimetrave personalë. Sipas subjekteve, në momentin që bëhet dorëzimi i tyre nuk zëvendësohen me të rinj nga QFBZ. Procedura zgjat tre ditë deri në një javë, gjë e cila ndikon në monitorimin e ekspozimit të punonjësve. Për këtë është kërkuar që të merren masa, duke u bërë zëvendësimi i menjëhershëm i tyre si dhe të saktësohen mirë në kontratë sesi do të veprohet në bazë të pikave kontraktuale”,- thuhet në raport.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)