Vdes nga tumori heroi japonez i centralit bërthamor të Fukushimës (FOTO)
Vdiq nga kanceri i ezofagut ish-drejtor i centralit bërthamor të Fukushimës i cili me guxim qëndroi në impiant për të drejtuar operacionet e kontrollit të dëmit pas katastrofës të marsit 2011. Masao Yoshida, 58 vjeç, së bashku me rreth pesëdhjetë inxhinierët e heroike sfiduan nivelet e tmerrshme të rrezatimit për të kryer operacionet që shmangën që tërmetit dhe tsunamit shkatërrues të rezultonin në një katastrofë bërthamore të përmasave katastrofike.
Lajmin e dha TEPCO, gjigandi i energjisë që administron centralin e Fukushimës. Yoshida kishte lënë udhëheqjen e impiantit, pasi papritmas u sëmur, në nëntor 2011. Sipas kompanisë është e pamundur që tumori të jetë i lidhur me rrezatimit sepse normalisht duhen pesë deri në 10 vjet që sëmundje të tilla të shfaqen.
Mbetet fakti se vdekja e tij ngre shumë pyetje, njësoj si leucemia e diagnostikuar tek prezantuesi televiziv Otzuka Norizaku i cili disa ditë pas katastrofës së bashku me asistenten e tij konsumuan perime të gjalla të ardhura nga prefektuara e Fukushimës. Pas një operacioni fillestar për heqjen e tumorit, Yoshida ishte operuar sërish në korrik 2012 nga një hemorragji cerebrale.








