E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bin Laden zëvendësohet me pedofil

Për informacionet që do të mund të çonin deri te arrestimi i pedofilit të arratisur, Eric Justin Toth, FBI ofron 100,000 dollarë.

Ish-mësuesi i shkollës fillore, Eric Justin Toth (30), nga SHBA, është aktualisht krimineli më i rrezikshëm që kërkohet nga FBI.

Sipas gazetës ‘The Telegraph’, Toth po kërkohet katër vjet, gjegjësisht që prejse në muajin janar të vitit 2008 u akuzua për prodhim, posedim dhe shpërndarje të pornografisë me fëmijë.

Herën e fundit është parë në vitin 2009, në shtetin federal Arizona, dhe që nga ajo kohë atij i humbet çdo gjurmë. Hetuesit supozojnë se ai edhe më tej punon si mësues ose si edukator, dhe se ende i keqtrajton fëmijët.

Kundër Toth është ngritur një padi në shtetin Maryland, dhe, nëse kapet, atë e pret dënimi me burg deri në 30 vjet.

Në krye të listës së kriminelëve më të kërkuar nga FBI ai u radhit vitin e kaluar, menjëherë pas vrasje së kryeterroristit botëror, Osama bin Laden.

Përderisa për kapjen e bin Laden FBI ofronte25 milionë dollarë, për kapjen e Toth është premtuar një shumë dukshëm më e vogël – 100,000 dollarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›