Tunel nën Ngushticën e Beringut

Sipas Jakunjin, projekti për ndërtimin e tunelit hekurudhor nën Ngushticën e Beringut, i cili do t’i lidhte hekurudhat ruse me ato amerikane, është në shqyrtim e sipër dhe vendimi për ndërtimin e tij mund të sillet brenda tre deri pesë viteve, njoftoi agjencia RIA Novosti.
"Kjo s’ka të bëjë me imagjinatën, por me nivelin e përpunimit të projektit”, tha Jakunjin, duke sqaruar se një ide e ngjashme ka ekzistuar “që në kohën e carëve rusë”.
"jam i bindur që për Rusinë është e rëndësishme lidhja me hekurudhë e Lindjes së Largët dhe Kamchatka’s, andaj mendoj se vendimi për ndërtim duhet të sillet gjatë tre ose pesë viteve të ardhshme. Sa i përket realizimit të projektit, mendoj se kjo do të ndodhë në 10 deri 15 vitet e ardhshme’, shtoi ai.
Sipas Jakunjin, realizimi i projektit është shumë i mundur nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar.
"Janë SHBA’të nga njëra dhe Rusia nga ana tjetër, ndonëse e interesuar është edhe Kina. Një bashkëpunim multilateral është i pashmangshëm’, përfundoi ai.