E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo nuk e njeh humbjen

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka theksuar rëndësinë e fitores 4-1 ndaj Atletico Madridit në Vicelte Calderon të mërkurën, duke besuar se ishte hap i madh drejt titullit të kampionit në La Liga.

Ai po ashtu shtoi se “humbja nuk është në fjalorin tim”. Ronaldo realizoi het-trikun e tij të shtatë gjatë këtij sezoni në fitoren me rezultat të thellë ndaj rivalit të qytetit Atletico, që mbajti Realin në katër pikë mbi Barcelonën.

“Ka edhe shumë deri në fund, por tani jemi më afër të fitojmë La Ligën. Humbja nuk është në fjalorin tim”, deklaroi Ronaldo për mediet spanjolle. “Ishim nën presion të madh sepse e dinim se Barcelona fitoi ndeshjen e saj. Por, ende kemi katër pikë epërsi”, shtoi ai.

Ronaldo shprehu gëzimin e tij që ngriti në 40 kuotën e shënimeve në La Liga. “Jam shumë i lumtur që kam shënuar, por edhe asistuar. Duhet të vazhdojmë kështu. Jam shumë i lumtur, por nuk do të mund ta arrija pa ndihmën e bashkëlojtarëve”, përfundoi Ronaldo i cili deri më tani gjatë këtij sezoni ka realizuar 52 gola në të gjitha garat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›