Bin Ladeni hidhet në Det

(E plotësuar) Njësia elitë e kundër-terrorizmit e SHBA-ve ishte ajo që kreu operacionin e vrasjes së kryeterroristit Osama bin Laden.
Sulmi i forcave amerikane ishte drejtuar ndaj një vile në qytetin Abotabad, rreth 100 km larg Islamabadit.
Vila ishte shumë e madhe dhe besohet se është ndërtuar ekskluzivisht për bin Ladenin. Brenda shtëpisë nuk kishte as telefon e as internet.
Sulmi u shoqërua me luftime në vendin e ngjarjes, derisa Osama është vrarë me plumb në kokë. Trupi i Osama bin Ladenit u mor nga forcat amerikane dhe raportohet se trupat speciale respektuan rregullat e fesë islame gjatë marrjes së kufomës.
Tre burra u vranë bashkë me bin Ladenin, një nga të cilët raportohet të jetë i biri, Hamzai - edhe ai një drejtues i lartë i Al Kaidës.
Zyrtarët amerikanë thanë për AP-në se është vrarë dhe një femër, e cila u përdor si peng nga bashkëpunëtorët e bin Ladenit.
Burimet zyrtare thanë se ka qenë CIA që ka rënë në gjurmët e bin Ladenit dhe më pas në operacion janë përfshirë trupat nga Navy SEAL Team Six, një njësi elite e kundër-terrorizmit.
Pjesëtarët në operacion fluturuan drejt bazës së bin Ladenit me katër helikopterë dhe e kanë qëlluar kryeterroristin në kokë. Identifikimi i tij është bërë përmes ngjashmerisë së fytyrës, por nuk ka informacione nëse do të bëhen dhe analizat e ADN-së.
Kufoma e bin Ladenit u hodh në det, pasi feja islame kërkon varrosjen e shpejtë të të vdekurit, por edhe për atë se asnjë vend nuk ka qenë i gatshëm të ishte streha e fundit e kreut të Al Kaidës.
Forcat amerikane që morën pjesë në operacionin e vrasjes së bin Ladenit nuk pësuan asnjë humbje.
Përshëndesin vrasjen e Bin Ladenit
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar për vrasjen e drejtuesit të Al Qaidës, Osama Bin Ladenit, duke e cilësuar atë si një fitore të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj terrorizimit.
Në një prononcim dhënë për mediat, Berisha u shpreh se Bin Laden mori atë që meritonte, ndërsa ka theksuar se vdekja e tij është një lehtësim për familjarët e mijëra viktimave të 11 shtatorit.
“Këto ditë, në strofkën e tij, ai mori atë përgjigje që meritonte prej kohësh. Kjo është një fitore e madhe e SHBA-së dhe presidentit Obama, e paqes dhe të gjithë atyre që konsiderojnë terrorizmin si armikun numër një. Është një lehtësim për familjarët e mijëra viktimave të pafajshme”, tha kryeministri Sali Berisha.
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi uroi gjithashtu Obamën për kryerjen me sukses të operacionit nga trupat në Pakistan.
“Ju uroj për këtë fitore të madhe dhe në të njëjtën kohë ju siguroj se Shqipëria do të vazhdojë të përmbushë me devotshmëri angazhimet e saj në kuadër të NATO-s, duke dhënë kontributin e vet në sfidat e ardhme për liri, demokraci, si dhe për të ndërtuar një botë akoma edhe më të mirë për të gjitha kombet e të ardhmen e tyre", thuhet në porosinë e urimit të presidentit Topi.
Vritet Osama bin Laden
Pas shumë kontradiktave dhe shumë lajmeve se ai është vrarë me në fund misioni amerikan në Afganistan ka konfirmuar se ka vrarë njërin prej liderëve më të mëdhenj terrorist, Osama bin Laden. Mësohet se vrasja është bërë në bashkëpunim me Pakistanin, ka thënë presidenti amerikan Barack Obama.
Osama bin Laden – lideri më karizmatik i al Qaeda’s – është vrarë nga forcat e ushtrisë amerikane në një bujtinë që ishte rreth 100 km në veri të kryeqytetit të Pakistanit, Islamabad bashkë me disa anëtar të familjes së tij, ka thënë një zyrtar amerikan për CNN.
Anëtarët e shërbimit inteligjent të Pakistanit të njohur me emrin ISI, ishin duke operuar në vendin e Abbottabad gjatë këtij operacioni, tha një zyrtar tjetër i Pakistanit.
Bin Ladeni i ka rezistuar vrasjes përderisa është vrarë pasi ka shkëmbyer zjarr me forcat kundërshtare, tha një zyrtar i administratës amerikane.
Zyrtari i inteligjencës së Pakistanit tha se ata nuk dinë a ka të lënduar nga ana e tyre por vetëm e dinë se kanë vrarë trurin e terrorizimit botëror.
Burimet amerikane që përfshirë një zyrtar dhe një burim tjetër nga familja thonë se bin Laden është goditur në kokë.
Tre burra të tjerë po ashtu janë vrarë në këtë sulm, si dhe një grua e cila është përdorur si mburojë njerëzore.
Skuadra amerikane ishte në gjendje që ta krye operimin për 40 minuta. Nuk kishte lëndime nga ana amerikane, edhe pse një helikopter amerikane është rrëzuar gjatë sulmit, por për probleme mekanike. Helikopteri ishte shkatërruar dhe ishte ndalur për shkak të arsyeve të sigurisë.
Një zyrtarë i Shtëpisë së Bardhë tha për gazetarët që administrata e Obama’s nuk ka shkëmbyer informatat që kanë pasur sepse e kanë ditur që Osama gjendej diku në atë zonë, përfshirë këtu edhe Pakistanin, për arsye sigurie.
Ai ka thënë se vetëm një grup i vogël njerëzisht brenda qeverisë së SHBA’ve e kanë ditur se ku është duke u vendosur operacioni. Sipas këtyre zyrtarëve “një skuadër e vogël e SHBA’ve” ishte përfshirë në operacion; por asnjë zyrtar amerikan nuk e ka thënë këtë.
Megjithatë, burime nga ministria e mbrojtjes thonë se Ushtria amerikane ishte e involvuar në aksion.
Video e lajmit të dhënë për vrasjen e bin Laden