Bin Ladeni portretohet me foton e një deputeti spanjoll

Një deputet spanjoll u tmerrua, kur kuptoi se FBI ka shfrytëzuar një foto të tij, për të krijuar imazhin me të cilin tregohet se si mund të duket sot udhëheqësi i Al Qaidës, Osama Bin Ladeni.
Imazhi, për të cilin u shfrytëzua fotografia e Gaspar Llamazaresit, u publikua në listën e personave të kërkuar dhe u shfrytëzua për të rifreskuar fotografinë e Osama Bin Ladenit, e cila daton që nga viti 1998.
Zëdhënësi i FBI-së, Ken Hoffman, pranoi në intervistën dhënë gazetës spanjolle El Mundo, se kjo agjenci e ka shfrytëzuar fotografinë e Llamazaresit, të cilën e ka marrë nga Google image.
Llamazares, ish-kryetar i partisë E Majta e Bashkuar është zgjedhur në parlamentin e Spanjës në vitin 2000. Ai theksoi se ai më nuk do ta ndiej vetën të sigurt që të udhëtojë në SHBA, pas shfrytëzimit të fotografisë së tij për të portretuar Bin Ladenin.
“Isha i befasuar dhe i hidhëruar, ngase është paturpësi që të shfrytëzohet një person i vërtetë për të krijuar imazhin e një terroristi”, theksoi Llamazares.
Ai shtoi se planifikon të kërkojë shpjegim nga qeveria amerikane dhe se e ruan të drejtën për të ndërmarrë aksion ligjor.