Kaos në Haiti

Ekipet shpëtimtare në Haiti u përballen sot me vështirësi të mëdha, në përpjekjet për t’i ofruar asistencë të mbijetuarve të tërmetit katastrofal, pas shtimit të hidhërimit në radhët e banorëve për shkak të përpjekjeve kaotike për ndihmë, në momentin kur dy ish-presidentë amerikanë pranuan se procesi i ri-këndelljes dhe rindërtimit të Haitit do të jetë i gjatë.
Ndihmat vazhduan të arrijnë në Haiti, por ato ende nuk i janë shpërndarë të gjithë të mbijetuarve të tërmetit me fuqi prej 7.0 shkallë të Rihterit, i cili goditi Haitin të martën e kaluar.
Dy ish-presidentët amerikanë, Bill Clinton dhe George Bushi, të emëruar nga Shtëpia e Bardhë se koordinator special për ndihma Haitit, u zotuan se nuk do të braktisin këtë shtet të përvuajtur.
“Kemi një rrugë të gjatë deri te këndellja, por ne nuk do të lejojmë që populli i Haitit të ecë vetëm në këtë rrugë”, shkruan ata në artikullin autorial, të publikuar në gazetën New York Times.
Ata theksuan se Haiti në të ardhmen ka nevojë për shkolla më të mira, për ndërtesa më të sigurta dhe shumëfishim të industrisë, me qëllim të hapjes së vendeve të reja të punës.
Përderisa mbetet i paqartë fati i shumë qyteteve dhe fshatrave përreth kryeqytetit Port Au Prince, OKB-ja ke theksuar se asnjëherë më parë nuk është përballur me një katastrofë të këtillë humanitare.
“Asnjëherë në historinë e OKB-së nuk jemi përballë me një katastrofë të këtillë”, theksoi Elisabeth Byrs, zëdhënëse e zyrës së OKB-së për koordinim të çështjeve humanitare.