E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ehud Barak për vizitë në Turqi

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, është takuar sot me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, në kuadër të përpjekjeve për të përmirësuar marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve aleate, të cilat u tendosën gjatë javës së kaluar, për shkak të grindjes diplomatike, me ç’rast Izraeli u detyrua që të kërkojë falje, për shkak të tretmanit ndaj ambasadorit të Turqisë në Izrael.

Barak është zyrtari i parë i lartë i Izraelit që viziton Turqinë, që nga shpërthimi i grindjes diplomatike të hënën e kaluar, pasi që zëvendësministri i Jashtëm i Izraelit, Danny Ayalon, ftoi në bisedë ambasadorin turk, Ahmet Celikkol, për t’u ankuar për një seri, e cila emetohet në televizionin e Turqisë. Ayalon nuk ja shtrëngoi dorën Celikkolit dhe deklaroi para kamerave televizive se ky poshtërim i ambasadorit turk ishte i qëllimshëm.
Turqia u kërcënua se do të tërheqë ambasadorin nga Izraeli, duke e detyruar Ayalonin që të kërkojë falje.

Vizita e Barakut në Turqi ishte përcaktuar para shpërthimit te grindjes.

Disa orë para zbarkimit të Barakut në Turqi, Ayalon theksoi se Izraeli mund ta dëbojë ambasadorin e Turqisë, nëse vazhdon emetimi i serisë në televizion turk, seri kjo në të cilin forcat izraelite paraqiten si brutale.

Barak sot për krizën më të re mes dy vendeve bisedoi me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutoglun dhe u takua edhe ministrin turk të mbrojtjes, Vecdi Gonulin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›