E Shtunë, 31 Tetor 2026

Binbir gece

Vlera e autostradës Vermicë - Besi për herë të parë ka gjetur vend në raportet e institucioneve. Kontrata saktësisht është 659.8 milionë euro. Kjo është raportuar nga Ministria e Transportit në KRPP gjatë kohës së ish-ministrit Fatmir Limaj. Me të njëjtën vlerë, Autostrada tash ndërtohet jo në trasenë me të cilën u nënshkrua kontrata, por me të renë, që i bie kah Malisheva. Ekspertët hedhin dyshime. Nga Agon Sinanaj më 12 maj 2011 në ora 08:15

Ndryshimi i trasesë se autostradës Vermicë – Besi duket se ka qenë e planifikuar që në momentin e nënshkrimit të kontratës me kompaninë ndërtuese Bechtel-Encha. Qeveria e Kosovës del se ka qenë e sigurt se do ta ndryshoj trasenë, kur vendosi të nënshkruajë kontratë me këtë kompani që peshon 659.8 milionë euro.

Kjo shifër, e cila është raportuar nga Ministria e Transportit në kohën e ish ministrit Limaj, ka gjetur vend në raportin e KRPP`së për vitin 2010. Ndërkaq, bëhet publike për herë të parë në një raport të institucioneve.

“Kontratën për ndërtimin e autostradës Morinë-Merdare, Rruga 7, e nënshkruar gjatë vitit 2010 në vlerë prej 659,813,399.88 euro”, thuhet në raportin e KRPP-së për vitin 2010. Traseja, e cila tani nuk do të kalojë nga Shtimja, por përmes Qafës së Duhlës dhe Arllatit dhe do të lidhet me magjistralen Pejë-Prishtinë, për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, u pat arsyetuar me atë se do të shpëtojnë 350 milionë euro. Kjo sepse me trasenë e vjetër thuhej se terreni ishte i papërshtatshëm dhe se vlera arrinte afër 1 miliardë.

Pavarësisht kësaj, doli se Qeveria e nënshkroi kontratën me 659.8 milionë euro. Madje, në një rast, vetë Fatmir Limaj, ish-ministër në Ministrinë e Transporteve, pat thënë se çmimi i autostradës, e cila do të kalojë nëpër trasenë e miratuar në Kuvend, do të jetë rreth 659 milionë euro.

Tash e njëjta vlerë do të vlejë jo për trasenë me të cilën u nënshkrua kontrata, por me trasenë e re, që bie kah Malisheva.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›