Bind Shqipëria U-21, 3-0 ndaj Maqedonisë
Shqipëria U-21 bind në një ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë. Takimi i zhvilluar në stadiumin "Biljanini Izvori" të Ohrit midis dy skuadrave ka përfunduar me rezultatin e pastër 3-0. Mesfushori i Teutës, Vilfor Hysa, ishte ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 18 me një gol të bukur: dribloi mbrojtjen kundërshtare e më pas edhe portierin, për ta çuar më pas topin në rrjetë. Në minutat e fundit të pjesës së parë, ishte Emiljano Vila, një lojtar tjetër i Teutës, ai që dyfishoi rezultatin. Kur duheshin edhe dhjetë minuta që të mbyllej ndeshja, sulmuesi i Lushnjës, Polizoi Arbëri, e vulosi golin e fitores 3-0. Në radhët e ekipit maqedonas ishin edhe katër futbollistë shqiptarë: Shabani, Selmani, Ibrahimi e Tahiri.