E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhurata me "Riniring" për vitin e ri

Viti i ri do të vijë me surpriza të reja për abonentët "Riniring" në "Eagle Mobile". Me një filozofi të re në komunikimin me pjesëtarët e kësaj familjeje rinore, kompania më e re e telefonisë celulare në Shqipëri sjell mundësi të tjera dhe dhurata me shumë vlerë. Duke jetuar në epokën e teknologjisë, "Eagle Mobile" u jep mundësinë 100 abonentëve "Riniring" që të fitojnë nga një kompjuter portabël (laptop HP 520) secili së bashku me "Eagle USB modem" dhe një vit lidhje falas në internet. Këto produkte janë të vitit 2008. Po ashtu, 260 pjesëmarrës në fushatë do të mund të fitojnë nga një telefon celular (10 Samsung SGH 780 dhe 250 Samsung C520). Por surpriza nuk mbaron këtu. Viti i ri 2009 do të fillojë mbarë për 2009 abonentë të tjerë "Riniring" që do të fitojnë nga 100 SMS falas secili për t‘i përdorur ato gjatë muajit janar.

Për të marrë pjesë në fushatë si abonent "Riniring" mjafton që abonentët e rinj të kryejnë rimbushje midis datave 19 nëntor-30 dhjetor 2008. Edhe abonentët aktualë "Riniring" mund të marrin pjesë në fushatë. Abonentët duke kryer rimbushje me kartat me vlerë 800 dhe 1000 lekë përfitojnë një pjesëmarrje në fushatë, me kartat me vlerë 2000 lekë fitojnë tri pjesëmarrje dhe me rimbushjet e kryera me kartat me vlerë 5000 lekë përfitojnë 10 pjesëmarrje në fushatë. Abonentët që do të fitojnë nga 100 SMS falas secili, mund t‘i përdorin ato mes datave 1-31 janar 2009 brenda grupit "Riniring".

1000 abonentë që do të fitojnë nga 100 SMS falas secili do të përcaktohen më 1 dhjetor 2008, ndërsa 1009 abonentët e tjerë që fituan po nga 100 SMS falas secili do të përcaktohen më 17 dhjetor në prani të noterit. Abonentët që do të fitojnë dhuratat e tjera do të përcaktohen më datë 31 dhjetor 2008 po në prani të noterit dhe gazetarëve, ndërsa fituesit do të njoftohen një ditë më pas me një SMS dhe nëpërmjet shtypit.

Kjo është fushata e tretë në një kohë rekord nga "Riniring". Tarifa rinore që nisi më 1 shtator 2008, në projektin e parë mundësoi ndjekjen e koncertit të divës së popit Madona në Mal të Zi për 1000 miq të "Eagle Mobile". Po ashtu gjatë muajit tetor, "riniring" u dhuroi 67 abonentëve nga 670 orë bisede falas secilit dhe 670 abonentëve të tjerë nga 6700 SMS falas secilit.

Kjo ka tërhequr vëmendjen e mijëra qytetarëve shqiptarë që tashmë i janë bashkuar familjes së "Riniring". Qindra mijëra të rinj dhe ata që e ndiejnë veten të tillë shënojnë numrin më të lartë të abonentëve që një kompani celulare ka tërhequr në një hark 3- mujor. "Eagle Mobile" garanton se do të vazhdojë të sjellë mundësi dhe surpriza të reja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›