Në Azerbajxhan, Shqipëria luan kundër arbitrit Sligava
Shqipëria barazon 1-1 në miqësoren me Azerbajxhanin, në një "spektakël të turpshëm", ku protagoniste negative ishte treshja e gjyqtarëve nga Gjeorgjia. Përveç 11 lojtarëve kundërshtarë, në fushën e shkatërruar të stadiumit "Tofik Bahramov" në Baku, kuqezinjtë e drejtuar nga Ari Han u përballën me vendimet absurde dhe tendencioze të "bilbilit", Lasha Sligava (i cili mban stemën e FIFA-s vetëm prej tetë muajsh) dhe të ndihmësve të tij. Formacion i improvizuar për kuqezinjtë me Vrapin, Currin e Agollin të aktivizuar si mesfushorë, ndërkohë që Klodian Duro ishte pas shpinës së sulmuesit të vetëm, Besart Berisha. Ndeshja ka filluar menjëherë me avantazhin e azerëve, me golin e Subashiç, i cili ka qenë dukshëm në pozicion jashtë loje. Kur kronometri shënonte tri minuta nga fërshëllima e fillimit të ndeshjes, gjuajtja e Duros përplaset në trupin e një kundërshtari dhe vendasit dalin në kundërsulm të shpejtë. Sulmuesi i azerbajxhanasve, i vetëm përballë Isli Hidit, e dërgon topin në rrjetë. Goli i parregullt, por që është vlerësuar si i vlefshëm nga gjyqtari, shkakton kontestimet e lojtarëve të përfaqësueses sonë, të cilët akuzojnë gjyqtarin dhe asistentin e tij, për mosdhënien e një pozicioni të dukshëm jashtë loje. Shqipëria gjen barazimin në të 12-n, me Ervin Skelën, që megjithëse numëron 58 prezenca me skuadrën, të mërkurën mbajti për të parën herë shiritin e kapitenit. Fantazisti vlonjat ka shfrytëzuar një asist të Berishës dhe i vetëm me portierin nuk gabon, duke shënuar golin e dhjetë personal në arenën ndërkombëtare, duke i bërë vetes një dhuratë për 32-vjetorin e lindjes (të festuar të hënën në Baku). Pas një tentative jo të suksesshme të Agollit, tensioni në radhët e kuqezinjve ngrihet, sepse "bilbili" Silagava vazhdon të gjykojë në mënyrë të njëanshme, duke akorduar faull inekzistentë për vendasit dhe ndëshkuar pa të drejtë me kartonë lojtarët shqiptarë. Por, skandali më i madh ndodh në largimin nga fusha të mbrojtësit, Elvin Beqiri, vetëm pak sekonda përpara pushimit të ndeshjes. Shkodrani ishte duke folur me një lojtar azer, por gjyqtari e ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë dhe e dërgon në dush përpara kohe. Vendimi i pashpjegueshëm kundërshtohet ashpër nga lojtarët shqiptarë, madje, në fushë ka edhe shumë tension ndërmjet futbollistëve të të dyja skuadrave. Për të qetësuar lojtarët është dashur ndërhyrja e trajnerit Han. Në fraksionin e dytë të lojës, Kombëtarja ka qëndruar gjatë në dhomat e zhveshjes, ndërkohë që azerbajxhanasit kanë dalë nga tuneli njëkohësisht me gjyqtarët gjeorgjianë. Kuqezinjtë dalin disa minuta me vonesë në fushë, të shoqëruar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe zv/presidenti, Lutfi Nuri. Pjesa e mbetur e ndeshjes nuk dhuron më asnjë emocion: gjyqtarët gjeorgjianë vazhdojnë "ritualin", duke arbitruar në favor të vendasve, ndërkohë që regjistrohet debutimi i Gilman Likës në Kombëtare. Në katër përballje në histori, kjo është hera e parë që Azerbajxhani merr rezultat pozitiv me Shqipërinë.
Duka braktis tribunën "Vip",
proteston ashpër te gjyqtarët
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dhe zëvendësi i tij, Lufti Nuri, kanë protestuar ashpër për gjykimin në takimin Azerbajxhan-Shqipëri (1-1). Edhe pse ishte një ndeshje miqësore, e zhvilluar dje në orët e para të mbrëmjes në kryeqytetin Baku, ajo nuk është luajtur në një klimë të tillë. Madje, mund thuhet me plot gojën se 45 minutat e para janë karakterizuar nga tensioni dhe një klimë thuajse armiqësore. Meritë për këtë, pa më të voglin dyshim, ka treshja e gjyqtarëve gjeorgjianë, e përzgjedhur nga FIFA për të drejtuar këtë ndeshje miqësore. Që në minutat e para të takimit u vërejt dukshëm një gjykim i njëanshëm nga gjyqtari kryesor Lasha Sligava dhe dy ndihmësit e tij. Për ndërhyrjen më të vogël, me lehtësi të jashtëzakonshme, madje me një padurim të çuditshëm, treshja e arbitrave gjeorgjianë nuk nguronte të nxirrte kartonët e verdhë në dëm të futbollistëve shqiptarë. Por duket se kupa u mbush në minutën e 45, kur kartoni i kuq i dhënë për mbrojtësin Elvin Beqiri shkaktoi edhe irritimin e futbollistëve kuqezinj, me në krye kapitenin Ervin Skela. Edhe pse për momentin në fushë u vu qetësia, 15-minutëshi i pushimit shënoi edhe protestat e ashpra të presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Numri një i qeverisë së futbollit shqiptar, i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Lutfi Nuri, ka braktisur tribunën "Vip", ku ishte ulur përkrah homologëve azerbajxhanas dhe ka shkuar të kontaktojë me skuadrën në dhomat e zhveshjes. "Ne, sot kemi për të mundur jo vetëm kundërshtarët, por edhe tre gjyqtarët", mësohet t‘u ketë thënë Duka lojtarëve. Po ashtu, sipas informacioneve nga burime pranë Kombëtares, dy drejtuesit shqiptarë kanë komunikuar ashpër edhe me gjyqtarët. Madje në shenjë proteste, Shqipëria ka dalë me vonesë në fushë, ndërsa azerbajxhanasit së bashku me gjyqtarët gjeorgjianë kishin dalë më parë. Për të zbutur situatën, edhe trajneri gjerman i Azerbajxhanit, Berti Vogs, ka komunikuar me Skelën. Nuri dhe Duka kanë qëndruar pranë stolit të skuadrës, duke e braktisur tribunën "Vip" në të cilën qëndronin homologët azerbajxhanas. Protestat duket se kanë pasur njëfarë efekti, pasi gjykimi në pjesën e dytë ishte më pak i njëanshëm.