Salihi dhe Bulku kerkojne formacionin
Pas Champions Leagues neser do te zbresin ne fushe skuadrat e tjera europiane per te shenuar keshtu startin e ndeshjeve ne grupe te kompeticionit te dyte per nga prestigji ne Kontinentin e Vjeter Europa League. Po ashtu mes perballjeve te dites se sotme do te jene edhe sfidat perkatese te dy futbollisteve shqiptare sulmuesit Hamdi Salihi dhe mesfushorit Ervin Bulku. Sikurse kane bere te ditur mediat austriake bomberi kuqezi eshte ne balotazh per nje vend ne formacionin titullar te Rapidit te Vjenes ne ndeshjen ndaj Portos. Trajneri Peter Pakult ka zgjedhur te luaje me skemen 4-2-3-1 dhe ende nuk ka vendosur se cili do te jete sulmuesi i vetem qe do te zbrese ne fushe gjithcka duhet te zgjidhet nga balotazhi mes Salihit dhe kosovarit Atdhe Nuhiu. Ndersa te Hajduku i Splitit i cili do luaje kunder AEK-ut te Athines duket se ka ardhur momenti i debutimit ne kupat e Europes per Ervin Bulkun. Sipas mediave kroate ne gare jane tre vete per nje bluze titullari por shqiptari shikohet me i favorizuar.