Protokolli per mbrojtjen e femijeve tani ne cdo qytet te vendit
Sot pritet te nise nje seri konferencash ne kuader te protokollit te punes se punonjesve per mbrojtjen e femijeve ne 6 qytete te vendit. Keto konferenca do te sherbejne si platforma per te promovuar njesite e ngritura ne rrethe per mbrojtjen e femijeve si edhe rritjen e bashkepunimit shumedisiplinor midis partnereve dhe paleve te interesuara me qellim krijimin e nje rrjeti mbrojtes per femijet ne te gjithe vendin. Konferencat rajonale pritet te zhvillohen ne Sarande Gjirokaster Fier Korce dhe ne 4 qytete te tjera te vendit.
Aktualisht ne Shqiperi jane ngritur 17 njesi per mbrojtjen e femijeve ne 13 bashki dhe 4 komuna te cilat funksionojne qe nga viti 2006. Keto njesi jane struktura te Departamentit te Sherbimeve Sociale neper bashki dhe komuna qe ofrojne nje sere sherbimesh parandaluese dhe mbrojtese per femije te cilet identifikohen dhe referohen te keto njesi si femije ne rrezik te larte ose si viktima te dhunes abuzimit braktisjes shfrytezimit ose trafikimit. Cdo femije prind profesionist apo qytetar mund tu referohet ketyre njesive kur hasin ceshtje qe kane te bejne me mbrojtjen e femijeve.
Roli i tyre eshte vleresimi i situates per femijet qe ndodhen ne rrezik apo ne situata te ndryshme keqtrajtimi dhe koordinimi shumepalesh per dhenien e nderhyrjeve te duhura mbrojtese ne interesin me te larte te femijes duke u kujdesur qe femija te kete mundesi te zhvilloje potencialin ne perputhje me te drejtat e tij. Ne kete aspekt njesite per mbrojtjen e femijeve do te bashkepunojne ngushte me aktore te disiplinave te ndryshme si mesues psikologe te shkollave mjeke oficere te policise dhe me autoritetet e ligjit per tu ofruar ketyre femijeve sherbimet dhe masat e duhura mbrojtese sipas rastit.
Ky projekt do te realizohet nga Ministria e Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta ne bashkepunim me UNICEF-in dhe Fondacionin Terre des hommes ne Shqiperi.
Pjesemarres ne kete takim ishin perfaqesues nga qarqet dhe komunat duke perfshire ketu kryetaret e komunave bashkive prefekturave perfaqesues nga Drejtorite Rajonale te Arsimit Drejtorite Rajonale te Sherbimit Social dhe Drejtorite Rajonale te Shendetit Publik.