E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qender multimediale per kryeqytetasit

Perurimi

Ish-kinema Dajti ne Tirane do te kthehet ne nje qender multimediale per te rinjte kryeqytetas. Sipas nje projekti te financuar nga Bashkia e Tiranes qendra e quajtur Ten do te kete si qellim rigjallerimin e aktiviteteve kulturore per te rinjte.

Prej vitesh kemi punuar per te ndertuar kete hapesire e cila eshte hapesira e femijeve te talentuar per te marre kurse pa asnje pagese ne muzike ne arte pamore ne balet si dhe per te qene prane librit per tu prezantuar me librat e rinj dhe per te ndertuar aktivitetet e tyre tha kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama.

Qendra multimediale Ten permban nje salle qendrore per filma e perbere prej 130 vendesh laborator kreativ per femijet biblioteke dhoma muzikore salle pikture dhe nje galeri arti. Te rinjte e kryeqytetit mund te kalojne kohen e lire ne nje rrjet komunikimi te ndersjelle por edhe te zhvillojne talentet e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›