E Shtunë, 31 Tetor 2026

Binjakët e hutojnë gjyqtarin

Manchester United ka kërkuar nga Federata angleze e Futbollit ta kthejë kartonin e verdhë, i cili iu tregua Fabio da Silvas, në ndeshjen kundër Barnsleyt në Carling Cup.
Da Silva ishte ndëshkuar nga gjyqtari Chris Foy, për një ndërhyrje ndaj Jamal Campbell-Ryce, por fajtor ishte vëllai i tij binjak, Rafael.

Federata angleze ka konfirmuar kërkesën nga Djajtë e Kuq dhe do ta shqyrtojë atë në seancën dëgjimore në komisionit rregullativ, të martën.

Binjakët brazilianë, 19-vjeçarë, i ndihmuan Manchester Unitedit të fitojë 2-0 kundër Barnsley dhe kaluan në çerekfinale të FA Cup.

Mirëpo, Manchester United e përfundoi ndeshjen me 10 futbollistë, pasi Foy e përjashtoi mbrojtësin veteran Gary Neville, për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Adam Hammill.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›