Binjaket me Luanin
shte ora
Kur miqte e mi blu
Sdihet ku me cojne
Me nje barrele klithme. I.B.
Takimi yne edhe kesaj here do te quhej Vetmi me njerez si titulli i librit te tij te pare vetmi qe ai e sillte me vete dhe e shpallte mbeshtjelle me nje si hare panairesh para meje. Por me specifikisht ajo nate kaloi nen shenjen e horoskopit E dije ti qe une jam Luani.
Vertiste neper duar nje tufe turfulluese gazetash si krife shume gazeta te gjithat e asaj dite perfshi ato te sportit mbase te cilat i kishte grumbulluar vetem e vetem per te lexuar horoskopin e faqes se fundit per te pare yllin e vet ne poza te ndryshme ose me mire per ta pare veten nga lart nga te kater anet e yjesise ne menyrat shpesh konfliktuale si keto pershkrime regjistroheshin ne te njejten dite per te njejten shenje ne gazeta te ndryshme.
Nuk kishte asnje mundesi konkrete ti shkepusje ndonje prove ku e bazonte kete pasion te ri qe e kishte kapluar me gjase ca dite me pare e me shume gjasa do ta linte ca dite me vone per arsyen e njohur se edhe po te pyesje e sigurt qe ai nuk po te degjonte teksa fliste me ze te larte duke mbytur cdo dy rrokje nje te qeshur per driten statistikore te yjeve ndoshta per luksin me cmim te lire te parashikimit ditor te gati cdo hapi cdo fytyre qe do takonim te cdo oferte qe duhet te refuzonim.
Po kete entuziazem kishte prure edhe ne nje takim a dy me pare muaj te shkuar kur me shpaloste si ftese po pse mua vella nje cope te grisur gazete me nje skeme progresive pasurimi bazuar ne perqindje shitjesh te televizoreve me ngjyra pastaj me leket e televizoreve me ngjyra kishim per te botuar nje kolane te plote te gjithe poezise paralele shqipe ketu automatikisht me vjen batuta epokale e F.B. kur u pyet nga autoritetet e Durresit pse shkruante poezi se me eshte prish kontrasti i televizorit.
Si ne rastin e biznesit te televizoreve edhe ne kete te parashikimeve si perhere nga e qeshura qe mbeshtillej perposhte fjaleve te tij ti nuk mund ta kuptoje dot sa e vertete per Ilirin eshte kjo qe po te thote. Gjithsesi po te coheshe heret dhe esell te shkoje ne tezgen e gazetave me mengjes ne faqen e fundit poshte fjalekryqit nen emrin e koduar kolektiv dhe perkates ne cdo gazete kishe mundesi te zbuloje me imtesi rruget e duhura qe hapeshin si brenda filxhanit te kafes turke e pastaj ti merrje keto udhet te mesoje levizjet e sakta te dites strategjite ne menyre qe te mberrije i paplagosur deri tek shtrati ne darke.
Iliri mesa kuptoj kerkonte qe edhe une ti bashkohesha popullit qe i braktis gjithe faqet e para politiken kulturen kroniken me the e te thashe e te behesha edhe une nga ata te faqes se fundit ku gjithe dija mbaron nen zerin e shkerbyer te guruse qe zmadhohet pas sferes. Ne pamje te pare duket si ndonje dorezim fatalist e i verber po ne fakt sot dyshoj se behej fjale per dicka me te thelle deri subversive.
Nuk ishte fjala ti besohej horoskopit por thjesht te zbatoje me perpikmeri gjithcka ai urdheronte te bindje veten se ajo cka pritej te ndodhe po te ndodh dhe nese gjithnje e me shume njerez do ti nenshkruheshin konspiracionit nje rend i ri do te formesohej pak nga pak nje harmoni ne perparim e siper do te buiste neper cepa te ndryshem te qytetit sepse qe me pare eshte caktuar nje nivel makro ciklik ku Bricjapet fjala vjen duhen homologuar me Shigjetaret dhe sigurisht Ujoret me Peshkataret e keshtu rrjedhimisht ne nivelin e meposhtem ditor njeriu qe pritet nder Akrepe te jape nje lajm te mire sot je ti i Demit ndaj jepua lajmin e mire se ti mundesh ta lexosh nen shenjen e horoskopit perbri cka pret tjetri nga ti e keshtu me radhe marshon algoritmi terthorazi e majtas-djathtas poshte-lart e anasjelltas dhe ja ku u plotesua fjalekryqi u perputh njerezimi brenda struktures galaktike te pakten deri ne Kine ku nuk ka alfabet dhe rrjedhimisht as analfabete.
Nejse nuk di sa ishte ky qellimi por e sigurt se Iliri ate nate po me mahniste me virtytet e horoskopit si tekst pak kohe me pare kesaj nje mesues tjeter R. sapo me kishte ushqyer dashurine letrare per shkresat zyrtare dhe poetiken e burokracise nuk pertonte te lexonte me radhe duke bere edhe korrigjime parodike here cish thene per Luanin e tij gjate dites qe iku e here cu tha mbi Binjaket nen te cilet kisha lindur une ne mes te nates keshtu mbi kalldremin e oborrit tim dhe drita e paket behej skenike tek ai vazhdonte te deklamonte ditaret tona totalitariste me zera te ndryshem gazete me gazete.
Dikur nderpret leximin me syte qe i hapeshin tej xhamave edhe me si per tu siguruar mire qe po me sheh pikerisht e me thote duke ngrohur zerin me mall Keta te Dita Informacionit kane horoskopin me te dhembshur Nuk ia mbaj mend mire emrin po di se ishte nje nga ato gazeta qe hapeshin e mbylleshin pa te keq asokohe vetem pas disa numrash mund te behet fjale shume mire per te njejten gazete ku horoskopin e modifikonte fshehtas nje figure qe e njihja redaktor aty gjithe puna ishte te sajohej nje horoskop i volitshem me ane te perkembimeve te te cilit ky robi perpiqej te kontrollonte afeksionin e nje vashe bestyte qe punonte po ne ate redaksi imagjino fjali te tipit edhe sot do te merrni nje ftese te papritur nga dikush qe ju do.
Emri i gazetes mbase nuk me vjen i qarte por ama mbaj mend mire tonin e Ilirit dhe fjalen e dhembshur. Zbulova keshtu se Iliri ne fakt i blinte gazetat te gjitha jo vetem qe te sigurohej per precizionin konsensual te planimetrise se te ardhmeve periodike por edhe si e si te gjente horoskopin me te bukur syresh dhe me te meshirshmin ate qe do tia plagoste diten me pak. Kjo eshte fjala qe duhet dhimbja e pa rehabilituar fjalen patetike pa e nxjerre nga tentakulat e camcakezit te anglishtes se aeroportit qe te kthehet aty ku ishte nuk mund tia permend kujt Ilirin. Se Iliri ishte patetike ne kuptimin e vjeter dhe te fisnikeruar por po aty edhe ironi ne perzierjen me te bukur te ketyre te dyjave ai e kishte formulen e pamundur te perzierjes nje perzierje qe i turbullonte te pamesuarit.
Ne vjershat apo me mire perrallat ironia i del me pak edhe ajo ne formen e lojes dhe habise por dhimbje eshte cka mbetet e te kalon ne lekure si me kalk nga vargjet e nje nuske te trukuar. Iliri ishte ne kerkim te dhembshurise mbase ishte ne kerkim te nje mase apo rryme qe tejshkon frymore e gjesende nje rryme e cila ishte e afte te ta thithe dhimbjen. Por jo per ta fshire se ndryshe loja mbaron.
Thjesht per te ta marre te plote ne vete dhimbjen qe ajo te dyfishohet keshtu barazisht sa perbrenda teje edhe jashte brenda dikujt a dickaje tjeter. Ne kete raport dhimbja sikur fashitet ne iluzionin e ndjere fort se nuk je vetem se ti nga dhimbja nuk mund te sherohesh -mire- ama kete dhimbje po e provon per ty se te do nje tjeter - pra ti nuk je vetem
Lengata ndodh tashme ne nje shtrat marinari ti vuan poshte e ai tjetri nje kat permbi shtrati i zene siper ben bark nen peshen e vuajtjes tende-thua ti-po ec e gjeje kush eshte siper si quhet se ai nuk flet si e ka fytyren vellai lexuesi sot se ai as doren nuk qet prej atje nga ana tjeter e librit. Por mjafton qe ai eshte aty per ty.
Ne fund ti shkon e beson se ne fakt dhimbja origjinale nuk mund te jete jotja je ti qe po e jeton vuajtjen e te tjereve je ti qe ke shkuar vullnetarisht tek leprozet dhe ke pranuar semundjen ngaqe nuk di cte besh tjeter per ta ngaqe nuk di si ti sherosh dot Se jam bere i dhembshur-lexoj nga kujtesa-qe diten kur dielli/ derdhi ne mua gjithe mallengjimin.
Nje nate qershori apo korriku Gaforrja Luani1995 kishte ardhur Iliri te me bente deshmitar te dhimbjes po kryesisht kishte ardhur te flinte ne shtratin e njohur vakant te dhomes sime-asokohe te prenotuar per gjithe lunderthyerjet e zones.