Tiranes i duhet nje sistem adresash por...
Tiranes i duhet nje sistem i plote dhe funksional adresash thote kandidati per kryebashkiak. Rruget kane ende emra gjeneralesh komuniste thote analisti. Nuk e bej dot punen tamam thote postieri.
Heren e fundit qe ndodhesha ne Tirane kur dikush me pyeti per adresen ku banoja dhe u pergjigja Rruga Hamza Kastrioti no. 24 tjetri ngriti supet. Mu desh te kaloja ne versionin B E di ku eshte Ministria e Informacionit Mbrapa Ministrise te pika e karburantit fillo te numerosh rrugicat jo e para por e dyta. Sa futesh te rrugica do te shohesh nje shtepi te madhe te verdhe. Aty pyt.
Keshtu po.
Ironia e ketij shpjegimi te dyte eshte se edhe ai perfaqeson nje fare adrese - ne forme udhezimesh per kerkuesin dicka si programimi per kompjuterin.
Jemi mesuar me sistemin e adresimit gjeografik sipas emrit te rruges dhe numrit te nderteses aq sa te harrojme se ky eshte vec njeri mes shume sistemeve ne perdorim.
Ne Japoni shume rruge ne qytetet nuk kane emra adresat orientohen sipas blloqeve. Ne metropole amerikane si Nee York-u rruget nuk kane emra gjithashtu por numra.
Emertimi i rrugeve ne fund te fundit eshte dukuri e vone me shume kulturore sesa administrative e nxitur dhe e ushqyer nga regjimet ne fuqi per te glorifikuar vizionet e tyre te historise.
Ne Tirane nje pjese e rrugeve nuk kane emra nje pjese tjeter kane te pakten dy emra te vjetrin dhe te riun nje pjese e trete kane emer por emrin nuk ua di kush vec atyre qe ia kane vene. Me siguri do te kete edhe emra qe kane mbetur pa rruge.
Ta quash te njejten rruge kryesore Rruga e Kavajes dhe Rruga Konferenca e Pezes tradhton nje fare pluralizmi te admirueshem - por qe nuk pajtohet me teknicizmin e administratave bashkiake.
Ne veshtrim te pare adresat i duhen sherbimit postar ne veshtrim te dyte adresa eshte cfare na perfaqeson ne vete perballe shtetit.
shte nje pike ku i jemi zotuar shtetit se mund te na gjeje po ti duhemi per ndonje pune cfaredo ku na dorezojne elektricitetin ujin dhe sinjalin e telefonise fikse. Qe andej nisemi per te votuar sikurse nisemi edhe per rrugen e fundit drejt varrezave.
Ne qytete te medha te kultures adresa mund te jete status symbol ose stigme me thuaj se ku banon te te them se cili je - ky eshte versioni modern urban i proverbit te mirenjohur.
Per New York-un e rrugeve me numra kete status ta percakton kodi postar ose ZIP nje numer me te pakten pese shifra i cili i pergjigjet nje zone gjeografike te caktuar.
Meqe ne metropol ka zona te degraduara dhe zona te lulezuara lagje te pasurish dhe lagje te varferish blloqe aristokratesh dhe blloqe plebenjsh zona ku te gjithe duan te banojne dhe zona nga ku te gjithe duan te ikin kodi postar vjen e behet pjese e pandare e pasaportes sate sociale.
Rol te ngjashem luan prefiksi telefonik ai i vjetri i Manhattan-it i famshmi 212 sot nuk ofrohet me por aq i preferuar mbetet sidomos per bizneset sa jane krijuar firma te shkatheta qe ua shesin arrivisteve me cmim te kripur.
Shteti amerikan qytetarin nuk e identifikon vetem sipas adreses gjeografike per sherbimin e taksave bie fjala rolin e adreses e luan i ashtuquajturi numer i sigurimeve shoqerore ose numer i punes sic e quajne emigrantet. shte edhe ai nje lloj adrese.
Kur vendosi qeveria federale ta fute ne qarkullim ne 1936 shume aktiviste te te drejtave civile protestuan duke e konsideruar si shkelje identifikimin e cdo individi me nje numer. Dicka si prej kampi perqendrimi ose spitali ne kohe epidemish.
Njelloj kane protestuar ne Britanine e Madhe per kartat e identitetit ose leternjoftimet duke i denoncuar edhe ato si tatuazhe qe ua djeg shteti me force ne kurriz qytetareve te vet.
Ne Shqiperine e para 1990-es leternjoftimit i thoshim pasaporte dhe te drejten per te banuar diku ne nje adrese te lakmueshme bie fjala ne Tirane e quanim pasaportizim. Shtetasit nuk zhvendoseshin dot nga fshati ne qytet nga mali ne fushe nga provinca ne qender pa autorizimin e kryepolicit te trafikut demografik. Kohe e arte per burokracite qe nuk kthehet me.
Vitet 1990 sollen ne debatet publike temen e lirise njerezore per ta vendosur vete se ku te jetosh. Me shume se kushdo tjeter kete te drejte e kerkonin shqiptaret gati per te rrembyer anijet ne Durres e per tu shkulur drejt Perendimit ne kerkim te adresave te reja mundesive te reja fundja edhe horizonteve te reja.
Gjate asaj dekade sherbimi postar tradicional erdhi duke u mbingarkuar teksa qindra mijera emigrante do tu dergonin letra te shkruara me dore familjeve te mbetura ne atdh jemi mire po rregullohemi nga pak djalit ia kemi vene emrin Korab vajzes Vlora...
Pastaj erdhi nje kohe kur shume te adresuar i humben adresat qe kishin te porsaardhurit banore te barakave dhe te basifondeve refugjatet dhe te ikurit te shpronesuarit dhe shpronesuesit ose perkundrazi zengjinet e rinj qe i ngriten keshtjellat ne troje ende te pahartografuara garnizone civilizimi ne mes shkretetirash agrare.
Kjo ishte kohe mrekullish teknologjike kur adreses se vjeter ia zuri vendin nje numer telefoni. Telefonia celulare na futi nga nje telefon ne xhep per ti lidhur te gjithe me te gjithe ne nje lemsh komunikimi te vetem.
Ndryshe nga adresa fizike telefoni celular eshte shtepia qe e kemi gjithmone me vete - mjafton te trokasesh ne dere dhe aty na gjen. Te pyesesh dike ne Tirane se ku banon te jep sakaq numrin e celularit sa per banesen tjeter kjo mbetet e komplikuar si nje bashkesi instruksionesh perkthyer keq nga kinezcja.
Te Medreseja te Kashina e Mishit te pallati i Sulces prapa parkingut te restorant Kukurecit te gropa atje ku ka qene Shkolla e vagabondeve te shtepia e trete pas ktheses...
Ne Tiranen qe shnderrohet dita-dites secili brez jeton ne qytetin e vet imagjinar qe ka rruget itineraret dhe adresat e veta.
Nderkohe kapercimet teknologjike nuk u mjaftuan vetem me celularin teksa mesoheshin me faturat e kripura te celulareve shqiptaret nisen edhe te pajisen me adresa te postes elektronike ose emaili fale komunizmit gjeografik qe u ofroi Interneti qytetareve te vet.
Adresa e emailit llogarite ne Skype ose ne Facebook MSN dhe Yahoo kamerat per eeb adresa e blogut numri i celularit te gjitha keto vec na ndihmuan te shkeputemi nga tirania e adreses gjeografike e cila perndryshe na deshiron te gjitheve po aq te disiplinuar sa pema.
Nje ironi tjeter - vetem ne epoken e Internetit u mundesuan sherbime te tilla si Google Maps te cilat ne bashkepunim me sherbimet e pozicionimit satelitor GPS nuk kane lene pellembe te planetit pa hartografuar.
Nje shqiptar i periferive te Tiranes fare mire mund ta shohe kullen fortesen ose baraken e vet ne ekran te kompjuterit te fotografuar nga qielli edhe pse adresen nuk ia di ende ndoshta edhe pse ajo adrese nuk ekziston.
Tirana eshte qytet qe rritet sipas ligjesish organike ose nje logjike biologjike fraktale qe nuk e pershkruajme dot lehte prandaj edhe e quajme per ti rene shkurt irracionale.
Administratoreve te qytetit u duhet te zbatojne nje rrjetezim ne thelb statik te adresimit mbi nje sistem qe nuk kontrollohet dot me menyra karteziane te futin si te thuash mizat ne kafazin e zogut.
Pothuajse te gjithe analistet ekonomike jane te mendimit se ardhmja i perket industrise se teknologjive mobile telefonat celulare smart me Internetin te integruar fotokamerat e pajisura me sisteme te gjeolokacionit tabletat iPad mini-kompjuteret qe funksionojne sipas sistemit cloud ose si terminale te nje super-kompjuteri virtual.
Deri dje mendohej ne mos shpresohej se Interneti do te na lejonte te punonim ne pizhame pa dale nga shtepia sot po te gjykosh nga cfare artikujsh elektronike shiten e kerkohen me shume qytetaret ne Perendim jane gjithnje e me shume rrugeve ne levizje edhe pse kryesisht brouniane.
Nuk eshte e larget dita kur do te na shenojne si bagetine dhe identifikojne sipas shenjave te gishterinjve ose nje chip-i te injektuar ne zverk ose ADN-se qe na leshon e brendshmja e faqes ajo do te jete edhe dita kur do te bindemi njehere e mire se adresen e kemi ne trup dhe kasollen e bartim pernjemend me vete si breshka.
Kudo qe var kapelen atje e kam shtepine kendonte dikur Paul Young. Administrates bashkiake ne Tirane i kerkohet te gjeje dhe te pershkruaje me saktesi burokratike ne mos ushtarake se ku i varin kapelet qytetaret e vet pa cka se shume prej ketyre qytetareve nuk kane kapele fare.
Opinionistet diskutojne per emrat e rrugeve heroi yt qenka vrasesi i gjyshit tim ti qe flet per vlerat urbane paske kapur abuzivisht pronen e tjetrit rruget diku zhduken e diku krijohen serish parqet ngrysen por nuk gdhihen dot ndertesat vishen tebdil si institucione trafiku devijohet si koronaret e pacientit kardiak qendra shkruhet e rishkruhet palimpsest ti mund te jetosh ne Tirane dhe tia thithesh gjallerine dhe tymrat dite e nate por fytyren e vertete qytetit mund tia shohesh tash e tutje vetem ne Google. Harta e territorit dhe harta e botes sate nuk perkojne me.
Tiranes i duhet nje sistem adresash te thone kjo eshte e vertete. Por eshte po aq e vertete se administrates i shtrohet nje detyre e shekullit XIX ne nje kohe qe kryeqyteti i Shqiperise i ka lene pas burokratet me harlisjen e vet te pandalshme. Kjo eshte edhe sfida me e madhe - mjere kush do ti duhet te perballet me te.