E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrofte Ilir Belliu vdekte letersia

Nuk di si ta nisesh e ku ta cosh fjalen kur fjala te vjen per poetin Ilir Belliu. Poet me te gjitha deri me nje dhe me shume. Poet qe jetonte fizikisht pa gjoja sikur gjase apo vetedije poezine si jete. Poet qe fliste jeten ashtu si e shkruante vargun. I njejti jerm poetik filozofik po e njejta buke e hidhur e fatit dhe shijes se dashurise qe jeta te jep e jeta ta merr me enden akoma ne koken time sa here e mendoj njeriun Ilir Belliu.

Ky njeri qe iku aq i ri e jetonte jeten letersi. Nuk jam fare i sigurt nese ai e kuptonte kete ndjesi si lumturine ne jete apo i qe nenshtruar me vetedije letersise si ndaj nje diktature me dhe pa thonjeza nenshtruar ndaj poezise si ndaj nje religjioni kult qe perhere te premton driten kur te vije dita e po ate dite ngazellimi i fitores nuk do te jete kurre aq sa te quhet lumturi se poetit me veshje njeriun permbi supe nuk i erdhi kurre dita.

Nuk kam dyshuar kurre dhe asnjehere ne poezine e Ilir Belliut. Kam dyshuar gjithmone nese e kisha une fajin qe nuk e kuptoja sa dhe si duhet. Edhe kam te drejtat e mia te lexoj tekst edhe ta gjykoj por ama kam edhe detyre te kujtoj njeriun me = poetin.

Tani dhjete vjet ai shkoi ne drite e lexoj dhe pertyp si koret e bukes poetike qe pertypem ato vitet e para te lirise kur donim e nuk dinim kur e kishim lirine fuqine dhe vargun poetik por prape na mundonte qellimi qe na mundon edhe sot. Te shkruash per ke perse a duhet a i vlen. Ai mundim qe me thote sot e do vite me nguc pyetjen deri ku duhet te shkoje letersia.

Ilir Belliu poeti i dashur dhe akoma i pakuptuar si duhet nga une vete ky njeri elite qe jetonte eliten poetike brenda elites se vet vetmise e se pamundures. Ky poet qe endej dhe nuk kishte kohe ishte jashte kohe ishte koha ne forme jetesore ishte qofte edhe ngazellimi qe kishim ne te gjithe brezi ose grupi i vogel i poeteve te fillim viteve 90 ky njeri qe nuk na shpetoi dot ne nga letersia as ne nuk e shpetuam dot te ikte te rronte iku nje dite nga kjo bote e na la si perhere te pertypim figuracionin e tij poetik qe perhere me eshte dukur si nje thike shume e shtrenjte nga ato aziatiket derdhur ne fajance te bardhe.

E mprehte me teper se cdo celik. E brishte sa kosi letra e bardhe sa buzeqeshja e femijes para se te thote fjale me kuptim per te rritur kur thote poezi e ne budallenjte e rritur nuk e kuptojme dot.

Po ja kjo pyetje me mundon deri ku duhet te shkoje letersia A eshte letersia ajo qe na jep arsye me teper te jetojme apo eshte mundimi i jetes letersia. A duhet te besojme letersine A duhet letersia te na besoje ne shkrimtare poete dhe lexues njeheresh ne nje vend kaq te madh e poetik si Shqiperia jone e vogel A mos ishte gabim gjithe perpjekja per purifikim te vargut ate qe e bejme te gjithe perdite edhe kur hame lakra te egra e i sherbejme trupit tone si nje kulti hyjnor.

Apo mos eshte e gjithe jeta ashtu si e frymemerrte Ilir Belliu Eliksir lotesh qe nuk i mban dot asnje varg. Eliksir figurash kuptimesh qe ne duhet te germojme si minjte mes letrave duke brenjtur dhembet e perparme apo edhe thonjte per te bere bashke kuptimin pse shkroi keshtu ky poet. E kuptojme jemi hipokrite edhe me veten e themi po.

Nuk e kuptojme jemi hipokrite me veten edhe me te tjeret e themi keshtu eshte poeti. Poetet vdesin te rinj thua se ky eshte misioni i poetit te madh. Thua se poeti nuk ka te drejta ne kete dhe as ne kete toke as ne kete bote e duhet medoemos te shkoje e te vdese i ri per hater te letersise poezise... per te na bere ne te gjallet te ndihemi me mire kur jemi te mencur edhe e kuptojme cmendurine e poetit po ama per vete lexojme poezi nuk pime ilace kunder depresionit... oh Dy here OH Ferri jane te tjeret.
Po qe se letersia behet arme si u be rrofte Ilir Belliu vdekte letersia


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›