Binjakëzohen KLD-të shqiptare e italiane
Delegacioni i Kryesuar nga zëvendëskryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu u prit nga autoritetet më të larta të shtetit italian ku mund të veçojmë Prokurorin e Përgjithshëm, Vitaliano Esposito, kryetari i Gjykatës së Lartë Ernesto Lupo si dhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë.
Gjithashtu në takimet e kryera u diskutua mbi Progres Raportin e Komisionet Evropian për vitin 2011 i prezantuar vetëm pak ditë më parë në Shqipëria nga ambasadori i Bashkimit Evropian, Etore Sekui. “Në këtë progres raport Komisioni Evropian kishte shprehur vleresime maksimale per progresin e kryer nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë shqiptare. Në raport thuhet se KLD njohu progres dhe përmirësime të ndejshme nga të gjithë faktorët e përfshirë në punën e tij”, thekson zyra e shtypit të KLD-së.
Në përfundim të takimeve u zhvillua një ceremoni e posaçme për binjakëzimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Shqiptare me Këshillin e Lartë të Drejtësisë Italiane. Me këtë rast, Spahiu i bëri ftesë zyrtare homologut të tij italian Vieti për të vizituar Tiranën. /Start/
2011-10-19 13:47