Përkujtohet lumturimi i nënë Terezës

Tetë vite më parë, Tereza u lumturua nga Papa Gjon Pali II.
Gruaja me orgjinë nga Shkupi i Maqedonisë dhe me kombësi shqiptare, mori çmimin Nobel në vitin 1979 për ndihmë ndaj të varfërve në Indi.
Nënë Tereza u lind në Shkup në 26 gusht të vitit 1910 nga prindër shqiptarë. Në moshën 18 vjeç hyri në urdhrin e motrave të Notre-Dame de Lorette, në Dublin, që punonte me arkipeshkvinë e Kalkutës. Ndërroi jetë në 5 shtator 1997 në moshën 87 vjeçare.
Me rastin e kësaj dite, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim në një nga shtëpitë e hapura në kryeqytet nga Urdhri i Misionareve të Nënë Terezës. Kjo ditë përkon dhe me 20 vjetorin e nisjes së punës së motrave të Nënë Terezës në Shqipëri. Basha e ka konsideruar frymëzim veprën e bamirëses Bojaxhi. /Start/
2011-10-19 13:50