E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre minatorët e plagosur rëndë, por mjekët japin shpresë

Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje më kritike, ndërsa po trajtohen në një spital privat në afërsi të Spitalit Ushtarak, pasi kërkesës së kompanisë ACR.

Drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero tha se prej të plagosurve po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në këto momente, ndërkohë që një tjetër ndodhet në reanimacion pas ndërhyrjes në kokë, për shkak të hematomave.

“Sa u takon minatorëve të tjerë të plagosur, tre prej tyre ndodhet në spitalin e Bulqizës, një në atë të Dibrës dhe një në spitalin e Burrelit. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe pritet të dalin dhe nga spitali”, tha Pipero. /Start/

                                                                                             2011-10-19 14:26
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›