E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti turk zotohet se do të hakmerret për sulmet në juglindje

“Ata që na shkaktuan një dhimbje të tillë do të vuajnë në mënyrë poaq. Ata që mendojnë se do ta lëkundin shtetin turk në këtë mënyrë do të shikojnë se hakmarrja jonë për këto sulme do të jetë e ashpër. Do të binden se nuk mund të hapin luftë kundër shtetit turk. Ata që i financojnë (terroristët kurdë) duhet të nxjerrin mësime dhe të durojnë pasojat e këtyre veprimeve. E gjithë bota duhet ta dijë se Turqia do të ecë përpara në luftën kundër terrorizmit me vendosmëri, deri në fund. Turqia kurrë nuk do të lëkundet”, tha Presidenti Gyl menjëherë pas sulmeve, i cituar nga “Zaman”.

Duke theksuar se lufta me terrorizmin është një proces i gjatë, Gyl nënvizoi se Turqia është e vendosur të luftojë PKK-në. “Nëse ndokush supozon se zhvillimet demokratike në Turqi janë rezultat i akteve terroriste, janë mashtruar. Është tjetër gjë të mbrosh të drejtat e qytetarëve dhe tjetër gjë të luftosh terrorizmin pa asnjë kompromis”, shtoi Presidenti./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-19 14:32
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›