E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bino: Rama po ndot ajrin në Tiranë

Këshilltarët e PD

Trafiku i rënduar në Tiranë ka ndezur debatin dhe shqetësimin nga skeptri i djathtë politik. Zv/ministri i Mjedisit, Taulant Bino, shprehu shqetësimin e këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës për ndotjen e ajrit për shkak të trafikut të rënduar në kryeqytet. “Kryetari ndoshta nuk e di, por njerëzit janë qenie frymëmarrëse dhe si të tilla duhet të marrin dhe të japin ajër, por jo me çdolloj cilësie. A e dini se Tirana është qyteti më i ndotur në Europë? A e dini se cilësia e ajrit në Tiranë është dy- tri herë më e ndotur se normat e Shëndetit Publik? Të dhënat më të fundit të OBSH, në bazë të një aparati monitorimi të vendosur pranë hotel Tiranës tregon se ndotja në ajër është 140 mikrogram për metër kub”, thotë Bino. Ai fajësoi direkt kreun e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, për ndotjen e ajrit, ndërsa tha se fajtori kryesor i kësaj gjendjeje nuk vuan nga ambienti i ndotur.
“Në një krah qytetarët vuajnë trafikun, pluhurin, zhurmat. Zoti Rama nuk përballet me këtë kaos, por e jeton jetën e tij në gjelbërimin e Pezës”, thotë Bino.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›