E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Denohet nje shqiptar per krime lufte

Ne Kosove nje gjykate e mbikqyrur nga Misioni i Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit shpalli fajtor nje shqiptar per krime lufte.

Ne nje njoftim te ketij misioni thuhet se Sali Rexhepi u denua me pese vjet heqje lirie nen akuzat per torturimin e nje personi civil shqiptar i Kosoves i mbajtur ne qendren e paraburgimit te ish Ushtrise lirimtare te Kosoves ne fshatin Cahan ne Shqiperine veriore ne maj te vitit 1999.

Zoti Rexhepi eshte shpallur i pafajshem per dy pika te tjera te aktakuzes per krime lufte kunder popullates civile.

Lenda kunder tij ishte pjese e nje procesi gjyqesor ne fund te cilit  ne korrik te ketij viti qene denuar kater shqiptare me gjithsej 40 vjet heqje lirie nen akuzat per vrasje dhe keqtrajtime te te burgosurve ne Kukes dhe Cahan gjate luftes  se Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›