BinoShqiperia nuk do te importoje plehra

Shqiperia nuk do te importoje plehra por vetem lende te pare per industrine ricikluese e cila eshte e rendesishme pasi ofron riperdorim te atyre produkteve qe sot hidhen ne vend-depozitime.
Ky ka qene reagimi i zv/ministri i Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave Taulant Bino ne lidhje me vendimin e fundit te qeverise per te lejuar importin e mbetjeve nga jashte vendit i cili shkaktoi reagimin e opozites duke e konsideruar ate si te demshem.
Sqaroj se behet fjale per lende te pare per industrine ricikluese dhe jo per import plehrash. Pse eshte i rendesishem riciklimi Sepse ofron riperdorim te pikerisht atyre produkteve qe sot hidhen ne vend depozitime.
Bino sqaroi se ne ndryshim nga vendimet e vitit 2004 nuk behet fjale per incenerator te plehrave sic propozonte dikur opozita e sotme por per lende te para qe do te perdoren nga industria ricikluese per prodhim te produkteve te reja.
Perse ky vendim Eshte ne mbeshtetje te MSA-se dhe perafron kuadrin tone ligjor me ate europian. Vendet e BE-se kane te miratuar sot nje liste qe quhet lista e gjelber ose lista e produkteve te pastra qe lejohet te qarkullojne per qellime riciklimi. Nepermjet ketij akti ne kemi bere te mundur qe keto produkte te hyjne dhe ne Shqiperi e sidomos te dalin nga Shqiperia pa barriera doganore argumentoi anen ligjore te vendimit te fundit te qeverise numri 2 i Mjedisit.
Sipas Binos sot kemi ne Shqiperi nje industri ricikluese te zhvilluar e te afte per te ricikluar mbi 6000 ton lende te pare perfshire letren aluminin plastiken etj.