Bio-dritë nga bakteret fluoreshente
Bakteret bio-lumineshent kur ekspozohen ndaj gazit metan lëshojnë një shkëlqim të gjelbër. Nisur nga kjo kompania holandeze elektronike Philips ka eksploruar idenë e ekosistemeve të brendshme ciklikë.
Kjo shpikje në dukje e çuditshme, e përbërë nga tuba xhami dhe lëngje të cilat ndihmojnë në tretjen dhe riciklimin mbetjeve ushqimore, një ditë mund të sjellë një kuptim krejt të ri për idenë e ndriçimit.
Koncepti i ri i bio-dritës projektuar nga kompania Philips, mundëson përftimin e dritës në të njëjtën mënyrë si organizmat e gjallë bio-lumineshentë. Fenomeni i bio-lumineshencës krijohet nga një reaksion kimik, ku një enzimë e quajtur luciferase bashkëvepron me një molekulë dritë çliruese të quajtur luciferin.
Shfrytëzimi i këtyre teknikave biologjike do të ndihmojë të rishikojmë mënyrën se si ne konsumojmë energjinë në shtëpi. Kjo është tërheqëse sepse sjell dy gjëra sëbashku të cilat normalisht ne nuk do ti bashkonim, ndriçimin dhe riciklimin e mbeturinave.
Shkencëtarët kanë për detyrë të shqyrtojnë zgjidhje që janë me konsum energjetik më të ulët dhe që nuk ndotin. Ne kemi nevojë të nxisim veten të rishikojmë mënyrën se si shtëpitë tona konsumojnë energjinë, dhe se si bashkësi të tëra mund të bashkojnë burimet e tyre.
Jim Haseloff, një biolog i Universitetit të Cambridge thotë se bio-drita është një ide mjaft provokuese.”Unë nuk mendoj se të gjithë mund të fillojnë të rrisin këto baktere në shtëpitë e tyre për të përftuar dritë, por si mënyrë për të eksploruar idenë është shumë interesante” ka thënë Haseloff.
Haseloff thotë se kjo gjetje është pjesë e zbulimeve të teknologjive të qëndrueshme, por ai nuk mendon se drita bio-lumineshente do të mund të konkurrojë me Led dhe teknika të tjera të dritave me konsum të ulët energjetik, në të ardhmen.
Philips parashikon përdorimin e kësaj teknike për ndriçimin e zonave që ndodhen jashtë ndriçimit me dritë artificiale, si p.sh të rrugëve ose si paralajmërime për shkallët etj. Aplikimet do të jenë të mundura në vendet pa ndriçim normal, ku këto bimë e baktere mund të rriten e të çlirojnë dritë falas.
(ar.si/BalkanWeb)